Flash

Ekspertiza e plotë, zbulohet çfarë e shkaktoi vdekjen e 3-vjeçarit (Dokumenti)

Lapsi.al 11 November 2023
Ekspertiza e plotë, zbulohet çfarë e shkaktoi vdekjen e

Është zbardhur ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pasi shkoi të marrë shërbim në klinikën private dentare “Splendent” të Roland Xhaxhos dhe Ina Xhaxhos.

Sipas ekspertëve, shkak është bërë anestezia, e cila ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë.

Në ekspertizë thuhet:

Në trupin e kufomës së shtetasit Brian Spahiu nga kqyrja e jashtme u konstatua një mbetje

plagë kirurgjikale në lëkurën e gjoksit, 'si edhe shenja shpimesh mjekësore me ekimoza përreth tyre në lëkurën e ballit, gjoksit, barkut dhe gjymtyrëve me karakteristikat e përshkuara në akt.

Nga kqyrja e brendshme dhe egzaminimi histopatologjik u konstatua edeme e shprehur e trurit, stazë dhe ekstravazat eritrocitar, ishemi akute miokardi, edeme intersticiale dhe ekstravazat eritrocitar me miokard die perikard.

Atelektaze e shprehur pulmonare, ekstravazat eritrocitar intersticial me elemnte mononukleare, me zona pneumoragjie intersticiale, edeme e mushkërive. Nekroze centrolobulare hepatike. Me ekstravazate eritrocitare, elemente dhe infiltrate mononukleare të shprehur në hapsirën porto-biliare, edeme intersticiumi. Infiltrim hemoragjik i cipave seroze. Prania e gjakut të lëngshëm dhe koagulave

në zgavrën e barkut.

2-Shenjat e shpimeve mjekësore me ekimoza perreth tyre, të vërejtura në trupin e shtetasit Brian Spahiu janë pasojë e manipulimeve mjeksore.

Mbetja e vjetër e plagës vërejtur në lëkurën e gjoksit është pasojë e ndërhyrjes kirurgjikale.

3-Shkaku i vdekjes së shtetasit Brian Spahiu ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjelle vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiences multiorganore të parikthyeshme.

Ndërkohë, mjeku Xhaxho ka mohuar faktin se shkak i kësaj gjendje ka qenë mbidoza nga narkoza. Ai tha se djali doli zgjuar nga klinika, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet e familjarëve të viktimës. Sipas familjarëve, i mituri është ndjerë keq pasi ka dalë nga klinika dhe ka ndërruar jetë i shtuar në spital. Ata kanë akuzuar mjekun se i ka dhënë mbidozë narkoze djalit, duke i shkaktuar atij dhe vdekjen. Ngjarja në fjalë ka sjellë reagim të madh në opinionin publik, ndërkohë që rasti po hetohet.

Të këshilluara

Bie dëbora e parë te Qafa e Thorës (FOTO)

Dëbora e parë ra këtë vit në Qafë Thore duke shënuar nisjen e sezonit dimëror në qarkun e Shkodrës, ARRSH njoftoi se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë...

14:55

Plagosje me armë në Fier

Një plagosje me pistoletë ka ndodhur sot në fshatin Fermë Çlirim të Fierit. I plagosuri është 27 vjeçari M.F ndërsa autor, bashkëfshatari i tij, G.V që u arrest...

14:51

Kapen me kokainë dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar dhe disa kilogramë drogë janë sekuestruar nga policia italiane gjatë kontrollit në katër prona të ndodhura në komunat Perugia dhe Ba...

14:49

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI