Flash

Rrëzohet një avion në Greqi, dy të vdekur

Lapsi.al 10 November 2023
Rrëzohet një avion në Greqi, dy të vdekur

Dy persona humbën jetën pas rrëzimit të një avioni njëmotorësh që u rrëzua në zonën detare të Maleme në Kretë.

Ngjarja ndodhi vetëm pak metra larg aeroportit.

Piloti Theodoros Pantos (president i West Attica Aero Club) dhe pasagjeri i tij (emri i tij nuk bëhet i ditur) nuk arritën të dilnin nga avioni pas rrëzimit.

Avioni u gjet i fundosur rreth gjysmë milje detare larg plazhit në kufijtë e Malemes dhe Tavronitis, nga një mjet lundrues privat që mori pjesë në hetime dhe në të cilin ndodhej një oficer i Rojës Bregdetare Greke.

“Ishin të lidhur, nuk kishin bërë asnjë përpjekje për të dalë”

“Ne shkuam dhe pamë avionin. Nuk kishim pajisje zhytjeje me vete. E bëra nxjerrjen me frymëmarrje. Ata ishin të lidhur, nuk kishin bërë asnjë përpjekje për të dalë. Ata kishin mavijosje. Ndoshta kanë humbur vetëdijen apo edhe jetën nga përplasja”, tha rojtari i shpëtimit Pavlos Litinakis, duke përshkruar momentet dramatike që u zhvilluan gjatë operacionit.

Avioni i vogël i Aeroklubit të Athinës Perëndimore ishte nisur nga Kopaida me destinacion Chania dhe nuk dihet pse tentoi të ulej në aeroportin e Malemes në vend të aeroportit të Chania.

Sipas informacioneve kur kanë mbërritur në zonë ka qenë errësirë ​​dhe për të zbritur, piloti ka bërë një kthesë mbi Kolymbarin, duke iu afruar pistës nga ana e detit, por papritur ka zbritur pranë bregut.

Momenti para rrëzimit

Në vendngjarje nxituan shpëtimtarët të cilët u informuan nga kryetari i bashkisë së Platanias, Yiannis Malandrakis, një varkë e rojes bregdetare, një helikopter i marinës, dy anije lundrimi dhe një anije peshkimi.

Fatkeqësisht, shpëtimtarët që iu afruan avionit të vogël nuk mundën të ofrojnë ndihmë, përveç nxjerrjes së dy trupave të cilët u transportuan në portin e Kolymbarit dhe prej andej në Spitalin e Chanias.

https://youtu.be/k0O12YbeDsY?si=CWKEySmgLsdtZFVj

Të këshilluara

Rikthehet stuhia në Shqipëri

Për ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore. Mo...

08:25

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI