Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

E majta italiane: PS të përjashtohet nga socialistët europianë

Lapsi.al 9 November 2023
E majta italiane: PS të përjashtohet nga socialistët

Solialistëve shqiptarë mund t'u tregohet dera e PSE evropiane pas firmosjes së marrëveshjes Rama Meloni për mbërritjen refugjatëve në Shëngjin dhe në Gjadër.

Partia Socialiste ndodhet për herë të parë në 30 vjet, në momentet më të vështira të situatës së saj ndërkombëtare, pasi është pasi ajo ndodhet përballë një kërkese zyrtare për ta përjashtuar nga Partia Socialiste Europiane.

Në samitin socialist në Malaga, i cili po mbahet për dy ditë rresht, demokratët e majtë italianë do të kërkojnë përjashtimin e PSSH-së.

LEXO MË TEJ:

Fatos Lubonja: Marrveshja Rama Meloni spektakël për të legjitimuar pushtetin 

Kjo kërkesë është protokolluar në Kongresin e PSE, ku do të marrin pjesë liderët më të rëndësishëm të këtij grupimi politik, si Olaf Schols, kancelari gjerman, e shumë figura të larta të tjera.

Kjo kërkesë për ta përjashtuar PS-në nga PSE është hartuar zyrtarisht nga Partia Demokratike Italiane, që është forca kryesore e opozitës në Itali, e cila drejtohet nga Ely Schleyn. "Shqetësimi i të majtëve italianë vjen pas paktit Rama-Meloni i cili parashikon shmangien drejt Shqipërisë të një pjese të konsiderueshme të emigrantëve që zbarkojnë në Itali" shkruante gazeta La Republica.

Shkresën e ka firmosur sekretari për marrëdhëniet me jashtë i PDI-së, Peppe Provenzano, ish-ministër dhe figurë e njohur politike e së majtës nga Siçilia.

Andi Bushati: Shqipëria si “modeli Ruanda”, Rama si Pol Kagame

La repubblica shkruan se "Edi Rama largohet nga Partia Socialiste Evropiane. Partia Demokratike është gati të regjistrojë kërkesën për përjashtimin nga PSE për kryeministrin shqiptar dhe PSSH-në e tij, Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Peppe Provenzano, kreu i punëve të jashtme në sekretariatin e Schlein , e njoftoi atë për La Repubblica : "Ne do ta ngremë çështjen në kongresin e PSE", i cili do të mbahet nesër dhe pasnesër në Malaga, në prani të të gjithë socialistëve të mëdhenj. të kontinentit, nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez te kancelari gjerman Olaf Scholz".

Të majtët italianë do të kërkojnë që kundër Ramës të ndiqet e njëjta procedurë si për përjashtimin e kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico, i cili njihet si filo rus dhe alkeat i ekstremit të djathtë, dhe që u përjashtua nga PSE në mes të tetorit, ndonëse dy javë më parë pati fituar zgjedhjet në vendin e tij shkruan La republica e lexuar nga Lapsi.al. "Për Ramën - i tha kësaj gazete Provenzano, procedura është më e thjeshtë pasi partia e tij është vetëm vëzhguese në PSE, ndërsa vendi i tij nuk është pjesë e BE".

Qesharake/ Rama para dy vitesh: Asnjëherë kampe refugjatësh në Shqipëri(VIDEO)

Më poshtë gazeta e lexuar nga Lapsi.al komenton: "Për kryeministrin shqiptar, një ndarje traumatike me familjen socialiste e cila është një nga dy forcat që qeverisin në Bruksel, rezikon të krijojë probleme edhe për rrugën e integrimit në BE". Ky qëndrim vjen pas kritikave të forta të lideres të Partisë demokratike të së majtës Elly Schllein e cila e ka dënuar me forcë këtë marëveshje që shkel të drejtat në mënyrë kolektive duke theksuar se Meloni ka në Evropë vetëm miq ekstemistë nacionalistë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI