Flash

Mori 2 mijë € ryshfet për të liruar një person që e kapi me drogë, dënohet me burg polici

Lapsi.al 7 November 2023
Mori 2 mijë € ryshfet për të liruar një person që

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për efektivin e policisë Sokol Canameti, i cili mori 2 mijë euro ryshfet për të liruar një person që arrestoi me drogë. Mësohet se GJKKO ka vendosur 3 vite heqje lirie për Canametin. Po ashtu për Canamatin është marrë vendimi që për 5 vite nuk do ketë të drejtë të ushtrojë funksione publike. Gjithashtu GJKKO ka dënuar me 1 vit e 4 muaj shërbim prove Erjon Kuzarin dhe Flatin Kuzarin.

Njoftimi i GJKKO-së:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit S.C akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve E.K dhe F.K akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Atalanta Zeqiraj, Rudina Palloi dhe Flojera Davishi, bazuar në nenet 112, 379, 384 dhe 406 të K.Pr.Penale, si dhe në nenet 47, 48, 49, 59, 319 dhe 319/ç të Kodit Penal, me vendimin Nr. 72, datë 06.11.2023 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit S.C lidhur me kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale ulet 1/3 e masës së dënimit për të pandehurin S.C duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit nga i pandehuri S.C do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme, duke filluar nga data e ndalimit 09.04.2023.

Bazuar në nenin 35 të Kodit Penal, të pandehurit S.C i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.K lidhur me veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, për të pandehurin F.K ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim të pandehurit F.K duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj.

Urdhërohet i pandehuri F.K që gjatë kohës së provë t’i përgjigjet thirrjeve e kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës si dhe të mos kryejë vepër tjetër penale gjatë kohës së provës.

Bazuar në nenin 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit F.K me vendimin nr.30, datë 07.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K lidhur me veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, për të pandehurin E.K ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim të të pandehurit E.K duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj.

Urdhërohet i pandehuri E.K që gjatë kohës së provë t’i përgjigjet thirrjeve e kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës si dhe të mos kryejë vepër tjetër penale gjatë kohës së provës.

Bazuar në nenin 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit E.K me vendimin nr.30, datë 07.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në aplikim të nenit 190 të K.Pr.Penale, aparatet celular të sekuestruar t’i kthehen të pandehurve S.C, F.K dhe Erjon Kuzari.

Shpenzimet gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

Të këshilluara

Ilir Kulla merret në pyetje nga SPAK

Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Teksa ka qenë duke u futur në ambientet e SPAK, Kulla ka thë...

15:59

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI