Flash

Dëshmia e shefit të Komisariatit Himarë kundër Belerit: Premtonte para dhe leje qëndrimi në Greqi

Lapsi.al 7 November 2023
Dëshmia e shefit të Komisariatit Himarë kundër Belerit:

Shefi i komisariati në Himarë, Ermal Ajdini, ka dëshmuar kundër Fredi Belerit si dhe ka treguar se si ka bashkëpunuar me të infiltruarin, Arsen Rama. Referuar informacioneve, Ajdini thotë se Beleri në këmbim të votës, përveç parave u premtonte banorëve leje qëndrimi në Greqi.

Ermal Ajdini: në në janar te 2023 jam emëruar shef komisariati në Himarë. Arsen Ramën ma kanë prezantuar një koleg polic. Në fund të muajt prill të 2023 më ka telefonuar dhe më ka thënë se po bliheshin vota për Alfred Belerin. Pas marrjes së këtij informacioni unë kam bërë për një javë verifikimet e mia dhe më ka rezultuar që informacioni ishte i vërtetë. Më pas kam vënë në dijeni eprorët e mi. Të cilët më kanë thënë që të vë në dijeni prokurorin në lidhje më këtë çështje. Më pas Arsen Rama ka vendosur që të bashkëpunoj me prokurorin, për te bërë veprimet stimuluese. Në dijeninë time ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Më pas kam marrë urdhër nga prokuroria që të nisja me veprimet dhe kam kontaktuar Arsen Ramën për të kryer të gjitha veprimet stimuluese. Rama dhe familja e tij jetonin në Himarë, por më pas ata me kanë shprehur shqetësimin se janë kërcënuar dhe janë dërguar në Vlorë. Arsen Ramën e kam njohur gjatë muajt shkurt të këtij viti. E kisha numrin e tij të telefonit sepse ai ka bashkëpunuar edhe më herët me policinë për çështje të tjera. Nga shkurt deri në prill e kam takuar 2-3 herë. Pasi kemi përfunduar të gjitha veprimet hetimore referimin e kam bërë gati në zyrë dhe e kam nisur për në drejtorin e Vlorës. Aty kamë dërguar edhe Arsen Ramën. Në informacionet qe në kishim përpos parave qytetarëve u janë premtuar edhe leje qëndrimi në Greqi.

Pyetje: A jeni në dijeni që Arsen Rama ka marrë shpërblim nga policia?

Ajdini: Në dijeninë time po pasi është një procedure e ligjshme. Për më tepër informacion drejtohuni me një kërkesë drejtorisë vendore të policisë së vlorës.

Beleri: A keni dijeni të ketë përgjime pa autorizim të prokurorit?

Ajdini: Në dijeninë time jo, të gjitha përgjimet janë kryer me autorizim të organeve kompetente.

Beleri: Kishit urdhër për të përgjuar të gjithë zyrën time elektorale?

Ajdini: kemi përgjuar subjektet që na ishin autorizuar nga prokurori.

Beleri: Sa lista ka dorëzuar Rama?

Ajdini: ka dorëzuar atë listë që ju i keni thënë në telefon, një në zyrë njërën kopje e ka dorëzuar tek ne. Nuk i mbaj mënd emrat e listës.

Në gjyqin me dyer të mbyllura për Fredi Beleri kanë dëshmuar edhe Gligor e Matilda Mërkuri, të cilët thanë se nuk e kishin idenë që emri i tyre ishte në listë:

Matilda Merkuri: Nuk kam dijeni qe emri im ishte në një listë votuesish, Niko Panajoti me ka premtuar 200 mije lekë për 3 vota. Me të kemi lidhje familjare. Lekët na i dha që të votojmë për Belerin. Nuk e njoh Arsen Ramën.

Të këshilluara

Ilir Kulla merret në pyetje nga SPAK

Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Teksa ka qenë duke u futur në ambientet e SPAK, Kulla ka thë...

15:59

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI