Flash

Vrasja e Shkëlzen Kastratit, lihet në burg i arrestuari Tufa

Lapsi.al 5 November 2023
Vrasja e Shkëlzen Kastratit, lihet në burg i arrestuari Tufa

Lihet në burg Elmir Tufa, i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në shkurt të vitit 2021.

Masa e sigurisë është dhënë gjatë paradites së sotme, nën masa të rrepta sigurie.

Elmir Tufa ka qenë në kërkim prej më shumë se dy vitesh për vrasjen me paramendim të biznesmenit Shkëlzen Kastrati, ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur ditën e djeshme gjatë operacionit të koduar ‘Lokalizimi’.

Gjykata e Fierit kishte caktuar atij masën ‘arrest me burg’, ndërsa në pranga për vrasjen e Shkëlzen Kastratit është edhe Albert Zaja, i cili u kap nga forcat Renea në Fushë-Krujë në prill të vitit 2021.

Ndërkohë, në kërkim për ngjarjen janë Elson Xhecuka e Roland Cara, të cilët dyshohen se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e 1 shkurtit, në hyrje te qytetit brenda makinës së tij.

Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt në rrethrrotullimin në hyrje të Fierit, teksa po vinte nga ky drejtim me automjetin e tij tip ‘Mercedez Benz’, ndërsa autorët po e ndiqnin me një automjet tip ‘Range Rover’, nga edhe ku e qëlluan.

Viktima humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një tjetër automjet në këtë rrugë, në të cilën ndodheshin babë e bijë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Viktima humbi jetën menjëherë pas atentatit.

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe disa minuta më pas, në mbikalimin e fshatit Baltëz, në bypassin e Fierit, policia gjeti të djegur mjetin tip ‘Range Rover’. Grupi hetimor, brenda këtij mjeti, gjeti edhe armën tip automatik, me të cilën dyshohet se u krye ekzekutimi i Kastratit.

Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, dyshohet së është vazhdimi i vrasjes së ndodhur në vitin 2016 në Fier, ku shënjestër ishte Klement Kastrati, vëllai i viktimës. Shënjestra bashkë me një tjetër person mbetën të plagosur, ndërsa u vra një shtetas nga Patosi.

Tufa dyshohet se bashkëpunoi edhe me tre persona të tjerë.

Albert Zaja u arrestua në mars të 2021-shit në fshatin Larushk të Krujës, ndërsa ende në kërkim janë Elson Xhecuka, 29 vjeç, banues në Kamëz dhe Silvio alias Roland Cara 41 vjeç, banues në Tiranë.

Të këshilluara

Reshje të dendura shiu në Tiranë

Pas vetëm pak orë qetësim të situatës, kanë nisur reshje të dendura të shiut në kryeqytet. Sipas parashikimit të Meteoalb, vendi ynë do të vijojë të jetë nën...

12:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI