Flash

Pamje TË RËNDA/ Gazetari vritet duke transmetuar LIVE në radio

Lapsi.al 5 November 2023
Pamje TË RËNDA/ Gazetari vritet duke transmetuar LIVE në radio

Një spiker radioje është qëlluar për vdekje teksa po fliste drejtpërdrejt në Filipine. Juan Jumalon, i njohur si DJ Johnny Walker u qëllua brenda studios së tij në shtëpi. Gazetari po transmetonte drejtpërdrejt në Facebook rreth orës 05:30 me kohën lokale kur autori hyri në studion e regjistrimit dhe e qëlloi atë.

Sipas mediave lokale që citojnë burime policore, autori kërkoi leje për të hyrë në kabinën e radios së Jumalon për të njoftuar "diçka të rëndësishme në transmetim". Policia tha se tashmë ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Transmetimet e Jumalon zakonisht transmetoheshin në faqen e Facebook, 94.7 Gold Mega Calamba FM, e cila ka rreth 2400 ndjekës.

Gruaja e tij e dërgoi atë në spital menjëherë pas incidentit, por mësohet se mjekët e kanë konstatuar vdekjen sapo ai mbërriti. Policia tha se nuk kishte dijeni për ndonjë kërcënim të mëparshëm ndaj jetës së tij.

Presidenti i vendit Marcos Jr. dënoi vrasjen e këtij gazetari. 4 gazetarë janë vrarë që kur Marcos Jr. mori detyrën në qershor të vitit 2022, tha Unioni Kombëtar i Gazetarëve në Filipine. "Sulmi është edhe më i dënueshëm pasi ndodhi në shtëpinë e vetë Jumalon, e cila shërbente gjithashtu si një stacion radio", - tha sindikata.

Presidenti shkroi në X se ai ka udhëzuar policinë të kryejë "një hetim të plotë për të sjellë me shpejtësi autorët para drejtësisë". Filipinet janë një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, thotë Freedom House. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI