Flash

Largimi i Vulinit, presion i SHBA-së? Ambasada: Nuk ndërhyjmë në vendimet e Serbisë!

Lapsi.al 4 November 2023
Largimi i Vulinit, presion i SHBA-së? Ambasada: Nuk ndërhyjmë

Pasi dha dorëheqjen nga posti i shefit të agjencisë serbe të Inteligjencës, BIA, Aleksandar Vulin, i cili është në listën e sanksioneve amerikane prej korrikut të këtij viti, për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe për përfshirje në trafikim të drogës, si dhe për lidhjet me Rusinë, deklaroi se “SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë”.

Vetë presidenti Aleksandar Vuçiç pohoi po ashtu se ka pasur presione që kur Vulin u emërua në atë pozicion. Ambasada amerikane në Serbi dha përgjigjen e saj për çështjen. Shtetet e Bashkuara, thuhet në reagimin e saj për REL, nuk kanë rol në vendimet e autoriteteve serbe.

“Pozicioni ynë për Vulinin është i njohur. Ai është nën sanksionet e SHBA-së”, tha një zëdhënësi i misionit diplomatik. Ambasada sqaroi se Shtetet e Bashkuara synojnë thellimin e partneritetit me Serbinë, duke synuar integrimin europian dhe euro-atlantik të vendit.

Lëvizja e Vulinit nuk e bin megjithatë njohës e problematikave të rajonit, Daniel Sever, profesor në Universitetin Johns Hopkins, i cili insiston se dorëheqja e Vulinit nuk nënkupton një distancim të politikës së Serbisë ndaj Rusisë, por thjesht një manovër për të shmangur sanksionet shtesë.

Në dekadën e fundit, Vulin ka mbajtur disa pozita politike, përfshirë atë të kryetarit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, si dhe në departamente të mbrojtjes dhe çështjeve të brendshme.

Të këshilluara

Reshje të dendura shiu në Tiranë

Pas vetëm pak orë qetësim të situatës, kanë nisur reshje të dendura të shiut në kryeqytet. Sipas parashikimit të Meteoalb, vendi ynë do të vijojë të jetë nën...

12:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI