Flash

15 milionë euro mashtrim me call centre, gjykata lë në burg Mendim Domin

Lapsi.al 4 November 2023
15 milionë euro mashtrim me call centre, gjykata lë në burg

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, Mendim Domin, të akuzuar si një nga bosët e “Call-Center”-ave që mashtronin europianët duke iu zhvatur qindra mijëra euro.

Domi u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës teksa qëndronte i fshehur në kryeqytet. 30-vjecari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar.

Domi akuzohet se është pjesë e grupit kriminal që përdornin skema mashtrimi me call center, dhe u zbuluan në fund të vitit 2022. Dëmi i përllogaritur që këta persona kishin marrë nga shtetas italianë shkon deri në 15 milionë euro.

Të këshilluara

Tërmet i fortë në Greqi

Një tërmet me magnitudë paraprake prej 5.2 në shkallën Rihter ka goditur Greqinë këtë të premte. Lëkundjet u ndjenë më shumë në ishullin Evia, që ndodhet në ver...

19:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI