Flash

Protesta/ Përjashtohen tre deputetë të PD-së nga parlamenti

Lapsi.al 3 November 2023
Protesta/ Përjashtohen tre deputetë të PD-së nga parlamenti

Socialistët kanë vendosur të përjashtojnë nga seancat parlamentare për 10 ditë deputetët Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho. Vendimi është marrë nga Sekretariati i Etikës në Kuvend. Shkaku për të cilin është kërkuar përjashtimi i këtyre deputetëve është se "penguan zhvillimin e rregullt te punimeve plenare, duke larguar nga vendet karriget e deputetëve te mazhorancës dhe vendosur si barrikadë përpara foltores duke e bllokuar si dhe duke përdorur lëndë piroteknike (flakadanë) në sallën e Parlamentit" thuhet në shkresën që socialistët i dërguan kuvendit.

Më tej në shkresë detajohen veprimet e Ervin Salianjit si ndezja e flakadanit dhe momenti kur ai ka hedhur një karrige në drejtim të gardistit që i mori tymuesen.

Opozita po proteston në parlament dhe në Kryesinë e Kuvendit kundër bllokimit të komisioneve hetimore nga mazhoranca dhe për një përfaqësim në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kukës

Një aksident me vdekje është regjistruar në Kukës. Një i vdekur e një i plagosur është në gjendje të rëndë. Viktima nga Kukësi me iniciale A.M, i plagosur...

14:51

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI