Flash

Nisin "qokat" në polici, Balla jep medalje nderi për luftën ndaj drogës

Lapsi.al 3 November 2023
Nisin "qokat" në polici, Balla jep medalje nderi për

Taulant Balla pretendon se ka arritur rezultate me luftën kundër trafikut të drogës, aq sa i lejon vetes të shpërndajë edhe certifikata nderi për punonjësit e policisë që punojnë në këtë sektor.

Ballës i ka mjaftuar vetëm operacioni "Tempulli" për të dekoruar vartësit e tij ndonëse dihet që kokat e vërteta të trafikut të drogës nuk janë prekur. Dhe jo vetëm kaq, por shumë punonjës e drejtues të rëndësishëm të Policisë së Shtetit janë pjesë e grupeve kriminale të trafikut të drogës.

Pas komisariatit të Rinasit, medalje nderi i është akorduar dhe sektorit për hetimin e narkotikeve në drejtorinë e Tiranës.

Drejtuesi i saj Arbër Zemani mori medalje nderi nga ministri i brendshëm Taulant Balla dhe drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj.

Sektori i narkotikeve në drejtorinë e policisë Tiranë ka qenë pjese e mega operacionit "Tempulli" ku u goditën linjat e shpërndarjes së drogërave në kryeqytet.

Sipas rezultateve të punës nga sektori i narkotikeve vetëm në 9 muajt e parë të vitit janë identifikuar 1300 posedues, e ndërsa në pranga kanë përfunduar 435 persona.

Të këshilluara

Kaos me trafikun në Tiranë

Pamjet që shihni tregojnë situatën në hyrje të Tiranës, ku duket se trafiku është paralizuar. Reshjet e dehura dhe stuhia që përfshiu sot kryeqytetin, ka sje...

17:22

Stuhia bllokon Rrugën e Arbrit

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë këtë të premte gjithë vendin tonë, teksa stuhia e fortë e shoqëruar me erë të fuqishme ka shkaktuar probleme në qytete...

17:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI