Flash

Moti i keq/ Të dhënat e fundit për rrugët, energjinë, ujin dhe lëvizjen në porte

Lapsi.al 3 November 2023
Moti i keq/ Të dhënat e fundit për rrugët, energjinë,

Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë ka shkaktuar probleme në mbarë vendin. Në një njoftim të fundit Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton se në aksin Përmet - Çarshovë si pasojë e reshjeve me intensitet ka pasur vërshim të përrenjve në rrugë duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Sipas ARRSH, grupet e punës me mjete janë në terren duke ndërhyrë për kthimin e gjendjes së rrugës në normalitet.

“Në Fier-Seman ka pasur rënie pemësh në rrugë, të cilat po hiqen menjëherënga grupi i mirëmbajtjes. Në të gjitha akset e tjera nacionale qarkullimi vazhdon normalisht. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së ujit në rrugë, të ecin me kujdes dhe të ulin shpejtësinë” – thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Në të gjitha akset nacionale nuk ka pasur bllokime në qarkullimin e automjeteve. Në autostradën Tiranë-Durrës dhe Plepa-Rrogozhinë, për shkak të intensitetit ka pasur vështirësi në lëvizje, por pa bllokuar trafikun e mjeteve.

Probleme nga moti i keq ka edhe me energjinë elektrike. “Aktualisht nuk janë në funksion 64 fidera, kryesisht në zona rurale. Të gjitha linjat 35kV janë në funksion të plotë, përveç aksit Rrogozhinë-Divjakë. Gjithashtu plotësisht në funksion është edhe rrjeti i cili furnizon me energji elektrike institucionet e rëndësisë së veçantë.

Rrjeti i OST, kryesisht linjat 110kV janë afektuar nga disa avari kalimtare, duke sjellë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike me kohëzgjatje deri në 10 min. Tashmë të gjitha nënstacionet janë funksion të plotë. Aktualisht në rrjetin e OST sh.a. të gjithë konsumatorët kanë furnizim me energji elektrike. Të 3 Hec-et e Kaskadës së Drinit janë në proces pune normal dhe digat në kushte optimale” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Sa i takon furnizimit me ujë, aktualisht ka ndërprerje të punës në Stacionin Konjat, cili furnizon me ujë qytetin e Lushnjës pasi është stakuar energjia elektrike. Nuk ka ndërprerje të furnizimit me ujë. Në të gjithë vendin situata e furnizimit me ujë si dhe impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura janë në funksionim të plotë.

“Reshjet e dendura dhe era e fuqishme shkaktuan pezullimin e përkohshëm të operacioneve në portin e Durrësit. Gradualisht ka rifilluar veprimtaria në terminalet portuale.

Në portin e Vlorës është ndaluar ditën e sotme dhënia e lejes për lundrim e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit, si dhe janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre në vendet e akostuara. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” nuk ka pasur problematika të raportuara. Në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit nuk ka pasur problematika të raportuara” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Fëmijët padisin në gjykatë Ruud Gullit

Ruud Gullit në bankën e të akuzuarve? Fëmijët e tij Quincy Georges Dil dhe Cheyenne Dil, respektivisht 32 dhe 29 vjeç, të lindur nga lidhja mes ish-futbollistit...

21:23

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI