Flash

Del VIDEO/ Grabitësit e bankomatëve hapin zjarr ndaj policisë së Kosovës

Lapsi.al 3 November 2023
Del VIDEO/ Grabitësit e bankomatëve hapin zjarr ndaj policisë

Policia e Kosovës ka publikuar pamjet nga një grabitje e armatosur që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në afërsi të një pike karburanti në Ferizaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:50 kur u dha alarmi se persona të panjohur po kryenin një grabitje. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur një patrullë e policisë e cila është qëlluar me armë nga grabitësit.

Autorët kanë hapur zjarr në drejtim të makinës së policisë, duke i shkaktuar asaj dëme, por fatmirësisht 2 policët që ishin në të nuk kanë pësuar ndonjë lëndim trupor. Shkëmbimit të zjarrit i janë përgjigjur edhe zyrtarët e policisë. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë karavan, ngjyrë e zezë, në drejtim të panjohur. Në veturë dyshohet se ishin 4 persona me armë të gjata.

Ekipe të policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se synimi i personave të maskuar dhe të armatosur ishin 3 bankomate që gjenden në anë të rrugës kryesore në parkingun e qendrës tregtare "Superviva" në Ferizaj. Personat e maskuar fillimisht kanë shpërthyer me lëndë plasëse njërin bankomat, ndërsa kanë dëmtuar edhe dy bankomatët tjerë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë së Kosovës e cila mbërriti në kohë, të dyshuarit hapën zjarr në drejtim të veturës së policisë dhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Hetuesit kanë kryer egzaminimet në vendin e ngjarjes, në bashkëpunim edhe me njësitet tjera të policisë rajonale dhe janë në kërkim të personave të dyshuar.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e mbetur në tentativë, grabitje e armatosur e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”. Policia fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë nëse kanë informata për personat e dyshuar që lidhen me grabitjen e armatosur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmet i fortë në Greqi

Një tërmet me magnitudë paraprake prej 5.2 në shkallën Rihter ka goditur Greqinë këtë të premte. Lëkundjet u ndjenë më shumë në ishullin Evia, që ndodhet në ver...

19:00

Fëmijët padisin në gjykatë Ruud Gullit

Ruud Gullit në bankën e të akuzuarve? Fëmijët e tij Quincy Georges Dil dhe Cheyenne Dil, respektivisht 32 dhe 29 vjeç, të lindur nga lidhja mes ish-futbollistit...

21:23

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI