Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

SPAK, Berisha, grevë urie, Kuvendi.../ Ç’ndodhi në mbledhjen pa kamera të PD-së

Lapsi.al 1 November 2023
SPAK, Berisha, grevë urie, Kuvendi.../ Ç’ndodhi në

Mesditën e së martës grupi parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje ku fokusi ka qenë e ardhmja e aksionit opozitar. BalkanWeb ka publikuar detaje nga diskutimet me dyer të mbyllura, mes demokratëve dhe krerëve të partive aleate. Kreu i grupit, Gazment Bardhi kërkoi që opozita të bllokonte çdo komision, të njëjtën linjë ka mbajtur edhe ish-kryeministri Sali Berisha që është ndalur dhe te çështja e tij e hapur me SPAK.

“Ne duhet të vazhdojmë të vendosur në kërkesat tona. Jetë parlamentare normale nuk do të ketë, pasi na është mohuar çdo e drejtë për komisionet hetimore parlamentare ai dhe për ndryshimin e anëtarëve në komisionin e posaçëm të reformave zgjedhore. Përveç se nuk do të ketë jetë parlamentare në seanca, gjykoj që duhet ta shtrijmë edhe në bllokimin e punës në disa komisione” – është shprehur ndër të tjera Gazment Bardhi.

“Nuk mund te këtë seanca normale parlamentare kur ata nuk lejojnë që të kemi një funksionalitet normal. Derisa te plotësohen kërkesat tona, nuk do të këtë jetë parlamentare normale. Nuk mund të pranojmë të poshtërohemi” - që më pas ka komentuar edhe situatën e tij me SPAK-un.

“Sa i përket çështjes sime me SPAK, do i përgjigjem çdo pyetje që mund te keni për mua për t’ju dhënë informacion. Por ju them se kjo dosje është e montuar dhe unë me prova e fakte do e ç’montoj, pasi aty ka shumë falsifikime. Dua që kjo çështje te me takoje vetëm mua, është personale dhe nuk dua të përziej asnjë tjetër, as grupin” – është shprehur Berisha.

“Duhet të bllokojmë punimet ne Kuvend. ...të bllokojmë Konferencën e Kryetareve, se po miratuan ata Projektbuxhetin për vitin 2024, pastaj pse bëjmë beteje ne? Nëse ata e miratojnë do të thotë se ka normalitet ne Kuvend, ndërsa ne s’mund ta lejojmë normalitetin në Kuvendin e Shqipërisë” - raportohet të ketë thënë ndër të tjera deputeti Saimir Koreshi.

“Unë jam i mendimit se ne duhet te mendojmë seriozisht grevën e urisë në Kuvendin e Shqipërisë, pasi mazhoranca e ka tejkaluar masën në respektimin e parlamentarizmit” – ka propozuar Xhalal Mziu.

“Në duhet të mblidhemi tashmë dhe të organizohemi dhe të krijojmë “Aleancën Opozitare”, ku të gjithë faktorët politikë të jemi të gjithë bashkë dhe të zhvillojmë takime në 12 qarqet e vendit. Duhet ta nisim këtë aksion ne terren” – raportohet të ketë thënë kreu i PR-së, Fatmir Mediu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vettingu/ Shkarkohet gjyqtarja Blerina Muço

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të mërkurën me shumicë votash të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Blerina Muço. Gjatë seancës së ...

20:27

Shtyhet gjyqi për statutin e PD

Gjykata e Tiranës ka shtyrë sërish kërkesën e Partisë Demokratike zyrtare për regjistrimin e ndryshimeve të statutit të bëra në Kuvendin e 2 shtatorit. Seanca ë...

16:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI