Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Misteri i vdekjes së Matthew Perry/ Po hetohet edhe për vrasje ose grabitje

Lapsi.al 1 November 2023
Misteri i vdekjes së Matthew Perry/ Po hetohet edhe për vrasje ose

Matthew Perry "ishte tashmë i vdekur" kur mjekët e urgjencës mbërritën në banesë pasi një ndihmës i tij i nxori kokën nga uji duke u përpjekur ta shpëtonte. Orët e fundit të jetës së Chandler-it të dashur të “Friends” mbeten mister. Ai u mbyt të shtunën në xhakuzin e vilës së tij në Los Angeles. Policia, duke pasur parasysh faktin se Matthew ishte "një personazh i famshëm", hapi një hetim paraprak duke hetuar edhe mundësinë e vrasjes apo grabitjes, megjithëse nuk është zbuluar asnjë thyerje apo shenjë lufte. Nga rezultatet e testeve fillestare, vdekja e aktorit nuk u shkaktua nga një mbidozë e Fentanyl apo metamfetaminës. Mediat rozë po flasin gjerësisht për një vajzë misterioze që është fotografua me aktorin pak orë para vdekjes së tij.

Vdekja e Matthew Perry nuk u shkaktua nga një mbidozë e Fentanyl apo metamfetaminës. Të paktën kështu tregojnë testet fillestare. Siç raportohet nga faqja TMZ, teste më të thelluara toksikologjike janë ende duke u zhvilluar tek aktori i "Friends" për të analizuar nëse droga të tjera të paligjshme janë të pranishme në gjakun e tij apo nëse nivelet e ndonjë ilaçi me recetë ishin në doza të dëmshme. Rezultatet pritet të në një afat 4-6 muaj. Sipas asaj që u bë e ditur kur u zbulua trupi, policia nuk gjeti lëndë narkotike në shtëpinë e aktorit. Megjithatë, në shishet kishte ilaçe të ndryshme, duke përfshirë anksiolitikë dhe antidepresivë të marrë me recetë.

Orët e fundit të jetës së Matthew Perry mbeten mister. Çfarë ndodhi? Fjala tashmë u ka kaluar ekspertëve. Do të duhen javë, nëse jo muaj, për të rindërtuar atë që ndodhi në atë periudhë të shkurtër kohore në të cilën ai ishte vetëm në shtëpi pasi luajti me top. Aktori u zhyt në vaskë ku u gjet pa ndjenja.

Një atak në zemër? Efekti i barnave e bënë të humbiste vetëdijen? Një defekt në furnizimin me energji elektrike të vaskës? Perry kishte dërguar ndihmësin e tij për të kryer disa detyra dhe në kohën kur ai u kthye ishte tepër vonë. “Nuk kishte qëndruar në ujë për shumë kohë”, - thanë burimet për TMZ, një fakt që shton më shumë pikëpyetjet në tragjedi. Çfarë do të kishte ndodhur nëse asistenti do të kthehej më herët apo nëse dikush tjetër do të kishte qenë në shtëpi me të?

Në kërkim është edhe një shoqe e tij e panjohur që është fotografuar me të disa orë para vdekjes. Perry, sipas portaleve, ishte parë dhe fotografuar me të njëjtën vajzë ende të paidentifikuar edhe 24 orë para vdekjes. “Ai dukej se ishte me humor të mirë. Ishte i fokusuar në bisedë aq sa pak e kishte prekur atë që kishte në pjatë” – tha një burim.

Dy javë më parë bashkë-krijuesit e "Friends", Marta Kauffman dhe David Crane kishin folur me të. “Ishte mirë, ishte në humor të mirë. Nuk dukej se kishte ndonjë peshë mbi supe. Ai ishte në një gjendje të mirë: prandaj e gjithë kjo duket e padrejtë", - thanë ata të dy për programin televiziv “Today”.

Matthew jetonte vetëm. Me partneren e tij të fundit Molly Hurwitz, me të cilën pati një marrëdhënie me dritëhije që filloi në vitin 2018, kur ai ishte rishfaqur pas problemeve të tij të fundit të mëdha shëndetësore, u prish në vitin 2021. “Ai do të ishte i lumtur të dinte se e gjithë bota sot po flet për talentin e tij. Unë gjeta një burrë tjetër. E doja më thellë se sa mund ta kuptoja, por ai ishte një njeri i komplikuar dhe më shkaktoi dhimbje që unë kurrë nuk i kisha provuar në jetën time. Askush në jetën time si e rritur nuk ka pasur tek unë një ndikim më të thellë se Matthew Langford Perry” – rrëfeu Hurwitz. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vettingu/ Shkarkohet gjyqtarja Blerina Muço

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të mërkurën me shumicë votash të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Blerina Muço. Gjatë seancës së ...

20:27

Shtyhet gjyqi për statutin e PD

Gjykata e Tiranës ka shtyrë sërish kërkesën e Partisë Demokratike zyrtare për regjistrimin e ndryshimeve të statutit të bëra në Kuvendin e 2 shtatorit. Seanca ë...

16:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI