Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Meloni mashtrohet në telefon nga dy humoristë rusë: Ka lodhje për Ukrainën

Lapsi.al 1 November 2023
Meloni mashtrohet në telefon nga dy humoristë rusë: Ka lodhje

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka rënë pre e një telefonate shakaje nga dyshja e humoristëve të njohur rusë, Vovan & Lexus. Emrat e tyre janë Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov, por të afërt me Kremlinin, diskutuan politikën e jashtme të Italisë në telefonatë të rreme që daton më 18 shtator ku ata janë prezantuar si liderë afrikanë.

“Ka shumë lodhje nga të gjitha anët” – tha Meloni për konfliktin në Ukrainë duke shtuar se “po afron momenti kur të gjithë do të kuptojnë se duhet një rrugëdalje”. Regjistrimi i bisedës u postua në platformën online kanadeze Rumble dhe u shpërnda më pas edhe nga agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti. Palazzo Chigi shprehu keqardhje që ishte mashtruar nga ata që "u prezantuan si presidenti i Komisionit të Bashkimit Afrikan".

“Problemi është të gjejmë një rrugëdalje të pranueshme për të dyja palët pa e shkatërruar të drejtën ndërkombëtare. Kam disa ide se si ta trajtoj këtë situatë, por pres momentin e duhur për t'i vënë ato në tavolinë” – thotë Meloni duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë mendonte për konfliktin në Ukrainë edhe në dritën e bisedimeve të zhvilluara me presidentin amerikan Joe Biden.

“Kundërofensiva e Ukrainës nuk po shkon siç pritej”, - thotë Meloni që shton se ajo “nuk e ka ndryshuar fatin e konfliktit”. "Të gjithë e kuptojnë se mund të zgjasë shumë vite nëse nuk përpiqemi të gjejmë një zgjidhje. Ukrainasit, megjithatë po bëjnë atë që duhet të bëjnë, atë që është e drejtë të bëjnë dhe ne po përpiqemi t'i ndihmojmë ata".

A po shkojnë tani të gjitha paratë e BE-së në Ukrainë? “Ajo që po punoj është të sigurohem që ato të shkojnë edhe në Afrikë”, - nënvizon Meloni.

Një pjesë e bisedës i kushtohet ardhjes së emigrantëve në brigjet italiane. “Evropa ka menduar prej kohësh se mund ta zgjidhë problemin duke e kufizuar në Itali. Ajo që ata nuk kuptojnë është se kjo është e pamundur Dimensioni i këtij fenomeni është i tillë që përfshin jo vetëm BE-në, por për mendimin tim edhe OKB-në. Problemi është që të tjerëve nuk u intereson dhe të gjithë janë dakord që Italia duhet ta zgjidhe vetëm këtë problem. Është një mënyrë budallaqe e të menduarit” – thotë Meloni.

“Situata është pak e komplikuar, është shumë e vështirë për ne ta menaxhojmë. Që nga fillimi i vitit kemi pasur më shumë se 120 mijë njerëz që kanë ardhur kryesisht nga Tunizia. Situata është shumë e vështirë nga çdo këndvështrim: ana humanitare, ana logjistike dhe ajo e sigurisë. Ajo që unë shoh është se ky fluks rrezikon të rritet për shkak të situatës në Afrikë, veçanërisht në Sahel, por edhe problemit të grurit. Ne po punojmë me Bashkimin Evropian për një memorandum me Tunizinë” - thotë kryeministrja e Italisë.

[caption id="" align="alignnone" width="651"]Meloni vittima di scherzo telefonico: chi sono i due comici russi | Da Erdogan a Merkel: le altre vittime illustri - foto 1 Komikët rusë[/caption]

Palazzo Chigi shprehu keqardhje për telefonatën e rreme, por tha se pavarësisht përpjekjes për ta bërë atë të thotë fraza "të pakëndshme", Meloni përsëriti në thelb qëndrimet e qeverisë. Pavarësisht provokimeve, ajo konfirmoi mbështetjen e saj të plotë për Ukrainën dhe politikat italiane për të luftuar emigracionin e paligjshëm. Ka reaguar edhe opozita italiane që e konsideroi të turpshme për Italinë që dy humoristë rusë kanë vënë në lojë kryeministren e vendit. Më herët në rrjetën e këtyre humoristëve kanë rënë edhe krerë të tjerë të qeverive si Angela Merkel, Rexhep Taip Erdogan, Pedro Sanchez, Zoran Zaev, etj. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Vettingu/ Shkarkohet gjyqtarja Blerina Muço

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të mërkurën me shumicë votash të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Blerina Muço. Gjatë seancës së ...

20:27

Shtyhet gjyqi për statutin e PD

Gjykata e Tiranës ka shtyrë sërish kërkesën e Partisë Demokratike zyrtare për regjistrimin e ndryshimeve të statutit të bëra në Kuvendin e 2 shtatorit. Seanca ë...

16:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI