Flash

Sekretari i NATO-s: Izraeli të respektojë ligjin ndërkombëtar

Lapsi.al 31 October 2023
Sekretari i NATO-s: Izraeli të respektojë ligjin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke iu drejtuar Këshillit Nordik në Norvegji, denoncoi sulmin e Hamasit, por tha se përgjigja e Izraelit duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar.

“Ne dënojmë sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit”, tha Stoltenberg, shkruan Al Jazeera.

“Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që përgjigja e Izraelit të bëhet brenda ligjit ndërkombëtar, që jetët e civilëve të mbrohen dhe që ndihma humanitare të arrijë në Gaza”.

Komentet e Stoltenberg vijnë pasi ministri i Jashtëm norvegjez Espen Barth Eide tha se Izraeli mund të mos ketë respektuar ligjin ndërkombëtar në bombardimet e tij ndaj Gazës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI