Flash

E RENDE/ 3 nga viktimat e rrëzimit të skelës në Hamburg janë shqiptarë

Lapsi.al 31 October 2023
E RENDE/ 3 nga viktimat e rrëzimit të skelës në Hamburg

Policia gjermane ka dhënë detaje për një aksident të rëndë që ndodhi të hënën në një kantier ndërtimi në HafenCity të Hamburgut në Gjermani. Nga rrëzimi i një skele masive kanë humbur jetën 4 persona ndërsa 1 tjetër ka mbetur të plagosur. Policia tha se 3 nga viktimat janë shqiptarë, por pa dhënë identitetin e tyre.

Njëri nga punëtorët e ndërtimit është ende poshtë rrënojave për shkak se nuk është gjetur poshtë blloqeve të betonit dhe skelave prej hekuri. BILD shkruan se operacionet e kërkimit nisën që herët mëngjesin e së martës për të vazhduar operacionin e kërkim-shpëtimit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës kur një skelë u shemb që prej katit të 8-të të ndërtesës në vendin e përcaktuar për ashensorin. 3 nga viktimat u nxorën menjëherë. Në gjendje të rëndë është në spital edhe një punëtor tjetër, gjithashtu shqiptar.

Fillimisht u tha se viktimat dhe i plagosuri ishin bullgarë, por policia bëri më pas korrigjimin duke saktësuar se ata janë shqiptarë. Hetuesit nuk kanë dhënë ende një shkak për ngjarjen. Nga të dhënat fillestare besohet se skela nuk ishte fiksuar siç duhet. Gjatë rrëzimit, skela ka marrë me vete edhe rreth 80 blloqe betoni duke vështirësuar kërkimin. ©LAPSI.al

Nach dem Todes-Drama wurde die Riesen-Baustelle evakuiert

Der Unglücksort aus der Luft: auf dieser Baustelle wurden vier albanische Arbeiter am Montagmorgen von einem Baugerüst getötet

Auch ein Rettungshubschrauber war im EInsatz

shqiptarë

shqiptarë

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI