Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Bollino godet Gridën, Rakipllarin dhe Anila Hoxhën për emisionin me Argitën

Lapsi.al 31 October 2023
Bollino godet Gridën, Rakipllarin dhe Anila Hoxhën për emisionin

Mënyra se si është mbrojtur në Top Story vajza e Sali Berishës Argita, që pati shkuar në studio për të dhënë versionin e saj lidhur me dosjen e nxehtë të privatizimit të klubit Partizani, nuk i ka pëlqyer gazetarit italo shqiptar Carlo Bollino. Ai ka bërë një shkrim ku ka akuzuar për mungesë profesionalizmi dhe guximi drejtuesen e programit, Grida Duma dhe gazetarët Robert Rakipllari dhe Anila Hoxha. "Për fat të keq, as moderatorja, as dy panelistët të pranishëm në studio, nuk patën as vullnetin, as kurajon dhe as njohuritë e duhura të dosjes për të kundërshtuar fjalët e Argitës. Në vend të një ballafaqim të dobishëm për opinionin publik për të kuptuar, rezultati ishte gati një monolog në të cilin juristja-bashkëshortja-vajza Argita Berisha tha atë që donte të thonte pa u përgënjeshtruar nga askush në studio dhe aq më pak të vihej përballë fakteve" ka shkruar Bollino në një editorial të titulluar: "Kur edhe Argita Berisha gënjen, dhe në studio televizive nuk bëhen pyetje".

Lexo me tej:

Flet Argita Berisha: Si e mësova arrestimin e Jamarbër Malltezit

Emisioni shumë i debatuar, ku Argita Berisha Malltezi bëri një shpjegim edhe më të imtësishëm se ato që ka dhënë deri më tani i ati i saj, ka ngjallur shumë debate. Madje më i pakënaqur se Bollino, ka qenë nga kqyrja e tij, Evi Kokolari.

Pas debatit me ironi, Evi Kokalari ka thënë se të paktën e morëm vesh se nga kush paguhet Grida Duma, ose Nora e Kelmendit, siç e cilësonte Berisha dikur Grida Dumën.

Argita Malltezi sulmon SPAK: Është kamxhik në duart e Ramës

“Të paktën tashti dimë se kush e paguan Norën”, shkruajti Kokalari. Berisha e kishte krahasuar Gridën me Norën e Kelmendit për shkak të rezistencës përpara kryeministrit Edi Rama, pak para se ajo të linte mandatin, për t'u bërë "gazetare".

Pas rishfaqes në publik të Argita Berishës, e cila mbrojti bashkëshorrtin e saj të arrestuar dhe vendimet e të atit ish kryeministër, peisazhi mediatik është ndarë në dysh. Mediat pranë opozitës e kanë lartësuar tej mase argumentimin e saj duke komentuar se ajo rrëzoi akuzat për mënyrën se si është privatizuar prona e ish klubit partizani, se si janë marrë vendimet për kthimin e saj tek pronarët se si ka ndërhyrë Berisha për të favorizuar dhëndërrin dhe se si ky i fundit fitoi miliona dollarë nga 130 metra 2 që dispononte si ish- pronar.  

Ndërsa mediat pranë pushtetit e kanë etiketuar atë si gënjeshtare. Përveçse etiketoi gazetarët si të pa armatosur me njohuritë e duhura, Carlo Bollino zbuloi edhe arsyen se përse Berisha rrefuzon të shkojë para SPAK, pasi "të gënjesh në studio televizive është shumë shumë më e lehtë se përballë gjykatësve".  

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI