Flash

Kryemadhi për thirrjen në SPAK të Metës: Edhe mund të ketë fletëthirrje, çfarë problemi ka?

Lapsi.al 30 October 2023
Kryemadhi për thirrjen në SPAK të Metës: Edhe mund të

Në dalje të seancës parlamentare, Monika Kryemadhi tha se largimi i Ilir Metës nga Shqipëria ishte "fake news" dhe se lajmet e rreme janë shndërruar në një biznes më fitimprurës se ndërtimet. Kur u pyet nga gazetarët nëse ka fletë-thirrje nga SPAK për Ilir Metën ajo u përgjigj:

"Edhe mund të ketë. Çfarë problemi ka? Mund të ketë edhe 200 çështje. Për ne fletëthirrje nuk ka. Por mund të ketë edhe për dashnoret dhe dashnorët e gazetarëve"

Pak ditë më parë në disa media u raportua se Ilir Meta ndodhej jashtë vendit, ndërsa prej disa ditësh deputetë të opozitës thanë se nuk kishin biseduar me të.

“Unë kam kuptuar se biznesi më fitimprurës në Shqipëri nuk është ndërtimi, por fake neës. Në bazë të fake neës ndërtohen paditë, ndërtohen narrativat, ndërtohen projektligje. Sot situata e lirisë dhe të drejtave të njeriut është në një stad ku nuk përfshihet në asnjë lloj sistemi demokratik, as hibrik. Sot është Republika e Drogës, e cila në krye të saj ka një kryeministër, që nuk pyet as për Parlamentin dhe Presidentin. Ai është garantuesi kryesor i trafikut të drogës nga Venezuela, Kolumbia, Dubai dhe vendet e lindjes, për të krijuar trekëndëshin e Bermundës së tij në Ballkan sa i përket trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe institucionalizimit të krimit të organizuar”, theksoi ajo.

“Ju besoj jeni të njohur edhe me zbërthimin e Sky dhe Encro Chatit, për implikiminm e drejtuesve të lartë të policisë dhe gazetarisë që tregojnë haptas se si grupet kriminale në Bashkimin Evropian kanë gjetur strehë dhe mos u çudisni ku familjarët e tyre do të drejtojnë institucionet”, u shpreh Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI