Flash

Grushta dhe sherr në Kuvend, Berisha me deklaratë për mediat jashtë

Lapsi.al 30 October 2023
Grushta dhe sherr në Kuvend, Berisha me deklaratë për mediat

Pas ndërprerjes së seancës plenare, ku shkak ishte dhuna fizike mes deputetëve të PD-së dhe PS-së, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat.

Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore, pasi në dhunim flagrant të Kushtetutës pasuron anëtarë të familjes së tij. Ndërsa shtoi se opozita po bën një betejë të fortë për qytetarët në Kuvend.

“Me akte të turpshme antiligjore po cenohet jeta parlamentare. opozita po bën një betejë në emër të qytetarëve, në të cilën kërkon rivendosjen e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament.

Edi Rama ka anuluar dhe pezulluar komisionet parlamentare, pas ai vetë është flamuri i zi i korrupsionit në vend. Ai favorizon dhe pasuron anëtarët e familjes së tij. Ai është personi për të cilin OSBE deklaroi se ka të fshehura 200 milionë euro në banka off-shore.

Kjo betejë është pa kthim. Nuk vazhdohet më tutje. Carlo Bollino ju mashtron, merr tezat nga Edi Rama. Unë nuk po përdor parlamentin. Parlamentin e kam përdorur gjithmonë për qytetarët. Ai ka rrëmbyer 5 mijë metra katrorë për të ndërtuar me Edi Ramën pallatin.

Pa mbrojtjen e kushtetutës nuk mbrohen dot shqiptarët nga kriminelë si Edi Rama dhe placckitës si Carlo Bollino.

Mazhoranca mund të përjashtojë, por popullin nuk e përjashton kurrë mazhoranca. Ne jemi të vendosur të mbrojmë pluralizmin në parlament.”, u shpreh Berisha

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI