Flash

Berisha: Rama strumbullari i të gjitha aferave prandaj nuk i lejon komisionet hetimore

Lapsi.al 30 October 2023
Berisha: Rama strumbullari i të gjitha aferave prandaj nuk i lejon

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po pengon komisionet parlamentare. Duke folur për mediat, Berisha ka theksuar se Rama është vetë strumbullari i të gjitha vjedhjeve, ndaj dhe kjo është shkaku që nuk i lejon komisionet hetimore.

"Të gjitha këto janë një motiv që të qëndrojmë për kushtetutën. Ka një nen kushtetuta që njeh të drejtë të pacenueshme të pakundërshtueshme të deputetëve të opozitës që me numër të caktuar të firmave të ngrejnë komisionet hetimore parlamentare. Edi Rama nuk e lejon këtë sepse në të gjitha komisionet ai del strumbullar i tyre. Ai del strumbullar në aferën McGonigal, në të cilën vetë Charls McGonigal ka pranuar fajësinë për të gjithë dosjen shqiptare. Kjo dosje lidhet me tre persona, Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën. Edi Rama nuk lejon komision hetimor parlament për patronazhistët se është vetë njeriu që e ka ndërtuar atë. Nuk lejon komision hetimor parlamentar për TIMS sepse ai me të ka zhdukur, do të zhdukë gjurmët e udhëtimeve me dhjetëra e dhjetëra herë me trafikantët. Të Edi Ramës me charterin e tij privat. Lidhet dhe fluturimet e Taulant Ballës me bajlozët e krimit dhe drogës. Edi Rama nuk lejon Komisionet sepse gjer tani u ka dhënë trafikantëve të drogës, bajlozëve të krimit, qeveritarëve të krimit mbi 6 mln metër katrorë tokë troje turistike të lirë nga taksat për 20 vite," tha Berisha.

Të këshilluara

Grushta në Parlament, mbyllet seanca

Seanca plenare është mbyllur vetëm pas 400 minuta, pasi nisi. Kjo ka ardhur për shkak të kaosit që ndodhi në Kuvend nga deputetët opozitarë. Shkak për tensionet...

18:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI