Flash

Argita Malltezi: E vërteta për Lulzim Bashën dhe hyrjen time në politikë

Lapsi.al 30 October 2023
Argita Malltezi: E vërteta për Lulzim Bashën dhe hyrjen time

Argita Malltezi ka bërë një dalje të rrallë këtë të hënë në TV. Ajo dha një intervistë për emisionin “Top Story” në TCH ku foli më së shumti për padinë e SPAK ndaj babait dhe bashkëshortit të saj dhe ku i hodhi poshtë të gjitha akuzat. Ajo u pyet nëse ka në plan që tashmë të futet vetë në politike, por e refuzoi këtë.

“Jo. Betejën politike e bën Sali Berisha dhe them se shkëlqen në atë që bën. Unë nuk kam ndonjë plan të fshehtë për t’u futur në politikë. Unë kam zgjedhur me vetëdije këtë rrugë. unë nuk kam asnjë plan për të hyrë në politikë. Jam pjesë e PD-së dhe vlerave që ajo përfaqëson” – tha Malltezi.

Ajo u pyet edhe për Lulzim Bashën dhe versionin se ishte ajo që e ndihmoi të hynte në politikë.

“Nuk e kam sjellë unë në politikë. Kjo është gënjeshtër. Në 2005-ën ai ka pasur një ofertë tjetër politike. Ka qenë rrethi im shoqëror, kjo është e vërtetë dhe mua më ka kërkuar vetëm një gjë që të takonte Sali Berishën. Për këtë e kam ndihmuar, por unë nuk e dija për çfarë ai donte që ta takonte Berishën.

Unë nuk sugjeroja njerëz tek Berisha sepse nuk kam dashur kurrë që t’i jap kosto Berishës me njerëzit që do t’i sugjeroja unë. A më ka zhgënjyer Basha? Kjo është pyetje retorike. Një Marine le Pen shqiptare? Unë vlerësoj që e dhashë përgjigjen për këtë” – tha Argita Malltezi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI