Flash

Përdh*nimi/ Shfaqet në Tv 26-vjeçarja nga Vlora: Autorët të marrin atë që meritojnë (VIDEO)

Lapsi.al 28 October 2023
Përdh*nimi/ Shfaqet në Tv 26-vjeçarja nga Vlora: Autorët

Vajza 26-vjeçare nga Vlora, e cila akuzoi tre persona se kanë abuzuar seksualisht me të në gjendje të droguar dhe të pavetëdijshme, u shfaq në emisionin investigativ “Piranjat”, ku i qëndroi deklaratave të saj.

E pyetur nga gazetarët e “Piranjat”, 26-vjeçarja rrëfeu se kishte pasur një lidhje 2-vjeçare me njërin prej të arrestuarve. Ai dhe dy miqtë e tij i kanë dhënë të pijë alkool dhe e kanë droguar pa dijeninë e saj dhe më pas kanë abuzuar me të.

Në kamerat e sigurisë së hoteli, vajza shihet në gjendje të rëndë, bën lëvizje të pakontrollura, dukshëm nën efektin e alkoolit dhe drogës.

26-vjeçarja pranoi se është kërcënuar nga familjarët dhe miqtë e të arrestuarve, të cilët i kanë kërkuar të tërheqë denoncimet, por është e vendosur t’i shkojë deri në fund të vërtetës së saj.

“Kam shkruar një letër. Ndihem shumë e emocionuar. Po e lë ta lexoni ju,” i tha ajo Dojna Memës në studion e emisionit.

Letra e saj:

“Kam vendosur të dal sonte këtu, pa fytyrë, për shkak të opinionit të njerëzve, por jo se jam me faj. Çfarë ka ndodhur e kam treguar, aq sa kam qenë e vetëdijshme.

Nuk gënjej sepse akoma e kam para syve çdo gjë. U zgjova në spital dhe nuk pashë nënë time, por nënën e dikujt tjetër. Edhe pse isha e përgjumur, nuk më pyeti se si jam, por më tha: ‘Tërhiq çdo gjë që ke thënë’.

Normal që kam frikë sepse e di që ata kanë njohje, kanë lekë dhe njohin njerëz, ndërsa unë vij nga një familje e thjeshtë që jeton në fshat.

Por nuk do shkelin kurrë dinjitetin tim, siç u munduan të ma shkelin. Do vazhdoj të them të vërtetën, kokën do ta mbaj lart edhe për ata që më shajnë, edhe për ata që më kërcënojnë.

Kurrë nuk do të ndodhë me dëshirë ajo gjë prandaj do të bërtas për të vërtetën time.

Përdhunuesit të marrin atë që meritojnë dhe unë atë që meritoj. Këto ditë kam marrë me mijëra mesazhe mbështetëse nga njerëz që nuk i njoh. I falënderoj.”

https://www.youtube.com/watch?v=lEAKDx6HgyU

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI