Flash

“S’kam pushtet dhe nuk arrestoj njeri”/ Berisha-Ramës: Bëhu burrë dhe voto heqjen e imunitetit

Lapsi.al 27 October 2023
“S’kam pushtet dhe nuk arrestoj njeri”/ Berisha-Ramës:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur thirrjen ndaj kreut të qeverisë Edi Rama për të votuar në Kuvend amendamentin për heqjen e imunitetit për deputetët.

Berisha theksoi se “tani s’kam pushtet dhe nuk arrestoj asnjë njeri”, duke shtuar se nuk do të lejojë që një gjyqtar mercenar të rikshkruajë Kushtetutën në tavolinë, refuar gjykatës së çështjes së tij.

“Garantoj çdo qytetar se me qëndrim tim po mbroj shtetin ligjor dhe Kushtetutën, përndryshe do shkoj në gjykatë pa asnjë problem për të zbardhur të vërtetat e fshehura qëllimisht.

E ftoj Ramën të ketë guximin të votojë amendametin që heq çdo mbrojtje ndaj deputetit shqiptar.

Disa deputetë të PS mund të mos e votojmë, por ata të opozitës do e mbështesin. Nuk do të lejoj që një gjyqtar mercenar të rikshkruajë Kushtetutën në tavolinë. Deklaroj me vendosmëri se nuk i lejoj vetes asnjë kufizim dhe hezitim për t’iu përgjigjur Prokurorisë dhe Gjykatës, jam i prirur të shkoj dhe s’kam asnjë vetëkufizim. E ftoj Ramën të jetë burrë dhe të votojë amendamentin që propozova në vitin 2012. Tani s’kam pushtet dhe nuk arrestoj asnjë njeri.

Ata që marrin përsipër të shkruajë Kushtetutën janë banditë të shtetit. Pas 3 vitesh hetime shteruese, Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krim nuk gjetën asnjë provë dhe as fakt për të ngritur kallëzim penal ndaj meje.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI