Flash

Scholz: Kurti ka premtuar se do të bëjë Asociacionin

Lapsi.al 27 October 2023
Scholz: Kurti ka premtuar se do të bëjë Asociacionin

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të premten, 27.10.2023, në përfundim të samitit të BE-së në Bruksel, se Kosova tashmë ka premtuar se do të realizojë Asociacionin. “Ne kemi bërë përparime në këtë çështje shqetësuese, nuk mendoj aspak si ju”, iu përgjigj politikani socialdemokrat pyetjes së gazetarit të agjencisë së lajmeve Reuters, i cili i kishte quajtur të dështuar se bisedimet e djeshmes “Kurtit dhe Vuçiçit. “Po ta vlerësoni politikisht, edhe ju do të jeni në një mendje mua”, shtoi kancelari gjerman.

“Ne kemi nga të dyja palët, si Kurti, ashtu edhe Vuçiç, nga një premtim që do t’i zbatojnë marrëveshjet bazë të Brukselit, dhe nga Kurti kemi premtimin që do të realizojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kjo na është thënë qartë”, tha Kancelari Gjerman.

Në konkluzionet përfundimtare të samitit dyditor të BE-së megjithatë nuk janë hequr sanksionet kundër Kosovës dhe as janë vënë sanksione të reja kundër Serbisë, siç ishte kërkuar më parë sidomos nga pala kosovare. Scholz tha se tani do të shohim se sa do të realizohen këto premtime: “Ata që kanë përgjegjësinë politike duhet të mobilizojnë forcat për të ardhmen”, tha Scholz dhe shtoi “që të dy vendet duan të hyjnë në BE”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishin takuar të enjten me udhëheqësit e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, presidentin francez, Emannuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni, një përpjekje kjo e re perëndimore për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjes së arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër./DW

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI