Flash

Pronat e Pëllumb Gjokës, Bardhi: Një Kryeministër i ndershëm nuk bën investitor një trafikant droge

Lapsi.al 27 October 2023
Pronat e Pëllumb Gjokës, Bardhi: Një Kryeministër i

Gazmend Bardhi ka reaguar pas SPAK sekuestroi pronat e Pëllumb Gjokës, tashmë i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që kryente vrasje me pagesë. Bardhi thotë se Gjokën e ka bër investitor strategjik kryeministi Edi Rama. Më poshtë deklarata e tij e plotë:

"Sekuestrimi i pronave të disa investitorëve strategjikë e vendos Edi Ramën në pozitën e një kryeministri që ka abuzuar rëndë me pushtetin. Përveç miqësisë me Kryeministrin, qartësisht duket se kriteri mbi të cilin Edi Rama i ka shpallur investitorët strategjikë ka qenë grabitja e pronave publike e private prej tyre!

Një kryeministër i ndershëm nuk mund të shpallë investitorë strategjikë persona që kanë përfituar pronat në Bregdet përmes fallsifikimit. Një kryeministër i ndershëm nuk mund të shpallë investitorë strategjikë trafikantë droge dhe porositës vrasjesh me pagesë. Tani bëhet krejt e qartë arsyeja përse Edi Rama dhe maxhoranca e tij refuzuan ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.

Shumë prej tyre nuk kanë të bëjnë me zhvillimin, por me pastrimin e parave nga punët e pista. Me këto para kanë blerë edhe fallsifikimin e pronave, ku kanë ngritur dhe po ngrenë perandorinë e krimit dhe të korrupsionit. Mbi këto vendime, Edi Rama ka vendosur firmën e tij dhe nuk duhet të jetë e largët dita, kur ai do të duhet të përballet me drejtësinë."

Të këshilluara

Merr flakë një fabrikë mobiljesh në Fier

Një fabrikë mobilerie ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Ferm - Çlirim në Fier. Fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është ...

15:30

Jo vetëm #Kudo, por #KudoShëndetshëm

Kohëve të fundit gjithmonë e më shumë njerëz janë ndërgjegjësuar për të jetuarin shëndetshëm. Kanë filluar të ushqehen shëndetshëm, të bëjnë kontrolle dhe check...

13:34

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI