Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Micotakis e bojkoton/ Rama i serviloset nga Derviçani

Lapsi.al 27 October 2023
Micotakis e bojkoton/ Rama i serviloset nga Derviçani
Kur Edi Rama mbante fjalime kundër Fredi Belerit para zgjedhjeve të 14 majit dhe e quante atë një “shovinist”, “pseudo-himariot”, që shkelte mbi vuajtjet e patriotëve të së shkuarës, ai ndezi zemrat e mijëra shqiptarëve. Më në fund u duk se një kryeministër i Shqipërisë po dilte mbi komplekset e së shkuarës dhe po i përvishej kandidatit që kishte mbështetjen e Greqisë me dinjitet. Disa prej deklaratave gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 majit mund t’i ndiqni më poshtë:
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Lapsi.al (@lapsi.al)

Kush e quan Belerin një të burgosur politik, apo kush ngre dyshime se pas arrestimit në 12 maj fshihen interesat e cënuara të biznesmenëve pranë Ramës, shpallet menjëherë tradhtar, apo i shitur te greku. Por shikoni se si u shfaq sot në Derviçan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i njëjti që kishte evokuar patriotët shqiptarë, në mitingjet e fushatës së 14 majit. Rama foli sot në greqisht jo vetëm përballë minoritarëve greke, që ishin mbledhur për të inauguruar bustin e ish-kryeministrit grek Konstandin Micotakis, por edhe përballë të dërguarit të qeverisë greke, Dimitri Avramopulos. Kryeministri i Shqipërisë foli greqisht edhe pse kryeministri i Greqisë, ia refuzoi ftesën dhe e bojkotoi takimin, duke i dërguar si përfaqësues një ish-ministër të tij. Si të mos mjaftonte ndërrimi i gjuhës para përfaqësuesit të qeverisë greke, edhe fjalimi në shqip, ishte në frymën e përuljes dhe servilosjes, plot lajka dhe elozhe për kryeministrat e Greqisë ndër vite. Nuk ishte aspak e këndshme ta shihje kryeministrin e Shqipërisë, që përballë refuzimit të ftesës nga homologu i tij, vazhdonte ta quante atë “mikun e tij të dashur” ndërsa ngrinte lart kryeministrat e Greqisë Elefteros Venizelos, Konstandin Micotakis apo Andrea Papandreu. Kryeministrin e kohës së luftrave ballkanike, Elefteros Venizelosin, Rama e quajti legjendar, babain e kryeministrit aktual Mitsotakis, Rama e lavdëroi si kretan të paepur, ndërsa Andrea Papandreun e cilësoi si një politikan karizmatik. “Do kisha dëshiruar shumë që sot të ishte këtu dhe Kiriakos Mitsotakis, djali i Kostandinosit, kryeministri i sotëm i Greqisë dhe miku im i dashur, por me siguri dhe ai do të rikthehet në këtë shesh, aq më tepër që ua ka premtuar, ku që nga sot, sheshi mban emrin e të atit” u shpreh Rama. Shfaqja e sotme e Ramës në Derviçan është në vazhdën e përpjekjeve për ta joshur Micotakisin të tejkalojë burgosjen e Fredi Belerit. Por në anën tjetër Micotakis nuk është tërhequr. Në Gusht të këtij viti, ai organizoi një takim në Athinë me të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, përveç Ramës. Presioni grek u shtua kur Micotakis deklaroi në samitin e fundit në Tiranë se Greqia do të pengojë ecurinë e Shqipërisë në negociatat me Bashkimin Europian dhe këtë ia shprehu Ramës në një takim kokë më kokë.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe është ende në burg. Mbetet për t’u parë, nëse gjykata do ta dënojë për shitblerje votash, apo ai do të lirohet si i pafajshëm. Por shfaqja e turpshme e servilosjes që u pa sot në Derviçan do të mbetet kronika e radhës e një kryeministri shqiptar, që përballë presionit grek qëndron pa dinjitet dhe për çfarëdo arsyeje, Rama duhej ta kishte kursyer. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI