Flash

Duçka 4 orë në SPAK, rrëfeu për aferën McGoninal

Lapsi.al 26 October 2023
Duçka 4 orë në SPAK, rrëfeu për aferën McGoninal

Ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka ka dalë nga ambientet e SPAK pas 4 orësh. Ende nuk dihet se për çfarë është thirrur Duçka në SPAK ditën. Ndërkohë që për gazetarët, ai nuk pranoi që të prononcohej lidhur me aferën MCGonigal.

“Mund të pyesin departamentit e drejtësisë në Amerikë”, tha Duçka.

Lapsi.al mëson ndërkohë nga burime brenda SPAK, se ish-këshilltari i Ramës është marrë në pyetje pikërisht për aferën me zyrtarin e lartë të FBI, ku përmendej gjithashtu edhe kryeministri i Shqipërisë. Kallëzimi në SPAK për këtë cështje është bërë nga Gazmend Bardhi.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Humb jetën marinari në Durrës

Një marinar ka gjetur vdekjen pas kontaktit që pati me rrymën elektrike brenda në anije. Bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili ishte pjesë e ekuipazhit...

16:58

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI