Flash

Berisha: Nuk kam folur me Metën për gjyqin, nuk e di ku është

Lapsi.al 26 October 2023
Berisha: Nuk kam folur me Metën për gjyqin, nuk e di ku

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar një detaj interesant mbrëmjen e së enjtes gjatë intervistës në emisionin “Opinion”. I pyetur nga gazetarët në studio ai tha se nuk kishte pasur ndonjë bisedë me aleatin e tij, Ilir Metën për çështjen e akuzave të SPAK dhe masën e marrë ndaj tij për dosjen e kompleksit “Partizani”. Berisha tha madje se nuk e dinte ku ndodhej Meta.

PJESË NGA BISEDA

Pyetje: A keni folur me Ilir Metën për këtë çështje?

Berisha: Nuk më ka rënë puna këto ditë me fol, por...

Pyetje: A e dini ku është Ilir Meta sepse sot gjatë gjithë ditës ka qarkulluar një lajm që zoti Meta nuk gjendet në Shqipëri?

Berisha: Të them të vërtetën nuk mund të them se ku është sepse ai udhëton. Nuk mund (e di) të them se ku është.

Pyetje: A keni folur me të gjatë kohës që ka dalë kjo çështje, nga e shtuna e këtej?

Berisha: Këto ditë nuk kam folur. Nga e shtuna e këtej nuk kam komunikuar, të jem i sinqertë.

Pyetje: Po me zotin Malltezi, keni komunikuar?

Berisha: Sigurisht dhe (ka) një moral të admirueshëm. E dini se çfarë i thashë të atit mbrëmë? “Duhet të jesh krenar për djalin”. Ai ishte siç është. Absolutisht i vendosur. Nuk kalohet me procese politike. Nuk ka njeri në Shqipëri që thotë (për Malltezin) më bëri presion apo kështu apo ashtu, por nuk ka lënë asnjë person jashtë nga ato familje që prekeshin. Edhe fondi 3-5% ishte për atë. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas. Nga raportimet mësohet se mjeti është përmbysur në rrugë. Ndërkohë nuk di...

18:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI