Flash

Berisha: Nuk ka asnjë akuzë të ngritur nga drejtësia edhe pas 3 vjetësh

Lapsi.al 26 October 2023
Berisha: Nuk ka asnjë akuzë të ngritur nga drejtësia edhe

Lideri i opozitës, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve sot lidhur me hetimin që ka nisur SPAK ndaj tij dhe ndaj bashkëshortit të vajzës së tij, Jamarbër Malltezit, lidhur me privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani”

"Së pari nuk ka asnjë akuzë të ngritur nga drejtësia, - nënvizoi Berisha. - Duhet të keni njohuritë e nevojshme. Asnjë akuzë!

Nuk kanë qenë në gjendje, me gjithë keqësinë e tyre ekstreme, me gjithë zellin patologjik, janë angazhuar në manipulim dhe fshehje dokumentesh dhe në fund pas tre vitesh në 200 faqe, nuk kanë ngritur asnjë akuzë!

Çdo njëri që thotë akuzë, kur e bën pa dashje, duhet të mësojë që nuk ekziston.

Kur e bën me dashje, tregon keqësinë e tij shpirtërore. Nuk kanë ngritur akuzë!

Dokumenti i tyre më dërgon mua dhe dhëndrin tim në gjykatë, dhe Fatmir Bektashin, një ndërtues në dijeninë time korrekt dhe që ka zbatuar ligjet. Pra dërgon këto tre persona në gjykatë, si persona në hetim.

Dhe kjo person në hetim është krejt tjetër. Të qartësohemi, nuk kanë hapur çështje penale ndaj nesh. Se nuk kanë gjetur. Nuk kanë gjetur asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të faktojë se është kryer shkelja më e vogël ligjore.

Kanë kaluar në donkishotizma klasore duke sulmuar ligjet të reformave themelore në parlament. Dhe duke i lidhur ato...

Të them unë ty, për heqjen e vizave të garantoj se janë ndryshuar të paktën 15 ligje dhe ka dhjetëra vendime. Dhe është njëlloj të thuhet se këtë e bëri Sali Berisha për të hequr vizat për familjen e tij!

Pra, një përpjekje për të marrë pushtetin e parlamentit, për të marrë pushtetin e ekzekutivit... jo se janë vendime kolektive, jo, por janë vendime të bazuara në ligj.

Një gjë duhet ta dini ju, aty ku zbatohet me përpikmëri ligji, nuk ka dhe nuk mund të ketë korrupsion. Korrupsioni është një fenomen që lind dhe lëshon shtet vetëm në rast se shkelet ligji."

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI