Flash

E quajti gjyqtarin “partizan”, Trump gjobitet me 10 mijë dollarë

Lapsi.al 25 October 2023
E quajti gjyqtarin “partizan”, Trump gjobitet me 10 mijë

Ka pasur zhvillime interesante në ditën e dytë të gjyqit që po zhvillohet ndaj ish-Presidentit amerikan Donald Trump kur në sallë u shfaq ish-avokati i tij, Michel Cohen. Por gjyqi nisi me njoftimin e një gjobe 10 mijë dollarë nga ana e gjykatësit Arthur Engoron kundër Donald Trump për shkeljen e urdhrit për të mos folur apo postuar online për stafin e gjykatës.

Më herët gjatë ditës, Trump u kishte thënë gazetarëve se Engoron ishte një “gjyqtar shumë partizan” (mbështetës të flaktë një pale, red.). Komentet e tij pasuan një sulm të mëparshëm në mediat sociale kundër nëpunësit të gjykatësit në fillim të këtij muaji. Trump e mohoi në sallë që fjalët i drejtoheshin trupit gjykues, por Engoron e tha se shpjegimi ishte “jo i besueshëm” dhe e gjobiti atë me 10 mijë dollarë për një shkelje të përsëritur të urdhrit.

Cohen është një dëshmitar kyç në çështjen e ngritur ndaj Trump nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, e cila pretendon se Organizata Trump dhe figurat e saj kryesore kanë kryer mashtrime me vlerën e aseteve të saj për të siguruar kredi më të favorshme. Edhe gjykatësi e ka vendosur tashmë se organizata ka kryer mashtrim dhe procesi aktual është fokusuar në disa akuza shtesë. Megjithatë kjo nuk pritet të vërë në rrezik perandorinë e pasurive të paluajtshme të Trump në Nju Jork.

Ish-Presidenti Trump mohon të ketë bërë ndonjë shkelje. Ai thotë se madje vlera e pasurive të tij ishte e nënvlerësuar, dhe ai thotë se deklaratat e tij financiare kanë një shënim ku u thuhet marrësve t’i kontrollojnë vetë shifrat e paraqitura.

Dëshmia e Cohen

5 vite më parë avokati Michael Cohen iu kundërvu publikisht ish-Presidentit. Cohen nuk i hodhi sytë në drejtim të ish-Presidentit kur kaloi pranë tij për të dëshmuar kundër ish-shefit të tij. Trump u paraqit vullnetarisht në gjykatë për këtë dëshmi që pritej me shumë interes. Ai ka ndjekur tashmë 6 ditë seancash gjyqësore në Manhatan. Cohen, paraqitja e së cilit në gjykatë u shty javën e kaluar për shkak të një situate shëndetësore tha se është hera e parë që e shikon ish-presidentin prej 5 vitesh.

“Nuk është Donald Trump kundër Michael Cohen, apo Michael Cohen kundër Donald Trump”, tha zoti Cohen kur mbërriti në gjykatë. “Kjo ka të bëjë me llogaridhënien, thjesht dhe qartë”. Teksa shkonte drejt gjykatës, ish-Presidenti Trump vuri në dukje se Cohen bëri burg pasi pranoi fajësinë për evazion fiskal, për mashtrim të Kongresit dhe për shkelje të rregullave të financimit të fushatave elektorale.

“Ai është provuar se është gënjeshtar”, tha Trump, i cili pritet të dëshmojë më vonë në këtë proces gjyqësor. Pasi u ul në bankën e dëshmitarëve, Cohen filloi t’u përgjigjej pyetjeve për karrierën e tij dhe për dënimet penale që ka marrë. Herë pas here, ish-Presidenti komunikonte me pëshpëritje me avokatët e tij dhe në momente të caktuara ndiqte me vëmendje të lartë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI