Flash

Berisha në TV grek: Belerit iu ngrit kurth nga policia

Lapsi.al 25 October 2023
Berisha në TV grek: Belerit iu ngrit kurth nga policia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen Beleri. Në një intervistë për televizionin grek SKAI, Berisha ka thënë se aktakuza ndaj kryetarit të zgjedhur të Himarës është e sajuar dhe se dëshmitari mbi të cilin ishte bazuar prokuroria për tentativën e blerjes së votave është paguar 7 mijë euro për shërbimet e tij.

“E kuptova që ishte një provokim i vjetër policor ndaj tij. Më vonë gjeta prova të qarta se oficerë të lartë të policisë dhe një informator ishin të përfshirë. Ekziston një fond sekret për ata që kryejnë "misione speciale". Ky provokator ka marrë para nga ky fond në kundërshtim me ligjin, një tarifë prej 7000 euro” – ka thënë Berisha.

Berisha shprehet se ka prova që shuma që i është dhënë dëshmitarit kryesor të akuzës ndaj Fredi Belerit është paguar nga fondet sekrete të policisë shqiptare.

“Më është dhënë (informacioni) në mënyrë shumë konfidenciale, por duke qenë se fondet janë përdorur në mënyrë të paligjshme dhe të papranueshme, shpall publikisht në Shqipëri dhe kudo se ky është një veprim shumë i trishtuar dhe i paligjshëm” – thotë Berisha.

Berisha ka bërë akuza edhe ndaj kreut të policisë.

“Ai i kërkoi provokatorit të organizonte planin. Nuk mund ta toleroja këtë praktikë. Informacioni i saktë për shpërblimin e tij më ka mbërritur vetëm dy ditë para se ta zbuloja atë” – thotë Berisha. Ai e quan Belerin “të burgosur politik” dhe e lidh ndjekjen e tij me dëshirën e kryeministrit Edi Rama për të kontrolluar investimet në Himarë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI