Flash

Atentat ndaj një shqiptari në Spanjë, i riu u braktis në derën e spitalit

Lapsi.al 24 October 2023
Atentat ndaj një shqiptari në Spanjë, i riu u braktis në

Mediat spanjolle raportojnë se një shqiptar ka rënë pre e një atentati me armë këtë të martë në këtë vend. Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por thuhet se ai është plagosur rëndë. Incidenti thuhet se ka ndodhur në Katalonjë. I riu shqiptar është shfaqur i plagosur me armë zjarri në derën e spitalit Vendrell, në Baix Penedès (Tarragona).

Për momentin nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe gjendja e tij. Policia spanjolle ka konfirmuar ngjarjen për mediat, por nuk ka dashur të japë më shumë detaje për atë që ka ndodhur. I plagosuri u fut vetë në zonën e urgjencës së spitalit dhe është trajtuar me shpejtësi nga shërbimet mjekësore. Nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore.

Mediat shkruajnë se ai u dërgua nga persona të tjerë që e braktisën në derën e spitalit. I riu shqiptar kishte dy plagë me armë zjarri, një në secilën këmbë. Ai kishte edhe një goditje në kokë. Autoritetet janë duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë të spitalit për të identifikuar persona të tjerë të përshirë. Pritet të merret më vonë edhe dëshmia e shqiptarit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI