Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Protesta/ Studentët e mjekësisë hedhin letra higjenike drejt Ministrisë së Arsimit

Lapsi.al 23 October 2023
Protesta/ Studentët e mjekësisë hedhin letra higjenike drejt

Studentët e mjekësisë vazhdojnë sërish protestën e tyre, këtë herë duke hedhur letra higjenike drejt ministrisë së Arsimit.

Që prej fillimit të këtij viti akademik, studentët kanë protestuar në forma të ndryshme, për shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, si bojkot, marshim apo hedhje vezësh drejt ministrisë së Arsimit.

“Zonja ministre nuk ka dhënë dorëheqjen akoma. Turp, turp turp! Ministri e turpit”, thonë studentët njëzëri, ndërsa kanë vendosur pankarta si ‘Ne nuk po i marrim leksionet tona, për t’ju mësuar ju një’ apo ‘Në vendin tim në vendin tënd, një ligj i çmendur të gjithë i çmend’.

Gjithashtu ata nuk pranojnë tarifën e studimit 240 mijë lekë, e cila u miratua dy ditë më parë nga bordi i administrimit. Çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3- deri në 5 vite në vendin e tij, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi. Nëse një vit studimi ka kosto 240 mijë lekë, për 6 vite studentët duhet të paguajnë 1.440.000 lekë.

Protesta e studentëve të mjekësisë është zhvendosur paraditen e sotme përballë ministrisë së Arsimit, ku kanë filluar të gjuajnë drejt saj edhe me vezë. Në këtë proteste janë të pranishme forca të shumta policore dhe qarkullimi i automjeteve në këtë zonë të kryeqytetit është bllokuar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI