Flash

Flet avokati i Jamarbër Malltezit: U la në burg pa prova

Lapsi.al 23 October 2023
Flet avokati i Jamarbër Malltezit: U la në burg pa prova

Avokati Jamarbër Malltezit foli për mediat pas vendimit të GJKKO që vendosi atë ta lërë në burg. Avokati Klodian Skënderi tha se nuk ka vepër penale pasi personat nën hetim, duke përfshirë këtu dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi janë në një marrëdhënie juridiko-civile të pastër. Sipas tij, do shumë guxim të akuzosh persona që janë trashëgimtarë të ligjshëm të pasurive nga familje të mirënjohura tiranase.

“Në rastin konkret nuk ka vepër penale pasi personat nën hetim janë përballë një marrëdhënie juridiko-civile të pastër. Nuk mund të aludohet që me anë të ligjeve apo VKM-ve që as janë atakuar në kohë, as janë kundërshtuar, të pretendohet kryerja e një vepre penale. Qëndrimi jonë në raport me akuzat e atribuara në rastin e Jamarbër Malltezit është një qëndrim mohues dhe këtë e them me bindje.

Kemi parë për aq sa mundëm fashikujt e depozituar nga ana e Prokurorisë në Gjykatë dhe të akuzosh dikë sepse është një trashëgimtar i ligjshëm i një familje të mirënjohur tiranase siç është familja Begeja dhe se ka lidhur marrëdhënie kontraktore me një trashëgimtar tjetër të një familje tjetër tiranase është shumë e guximshme. Standardi i provueshmërisë është shumë i ulët dhe me këto aludime në këtë vend po cenohet parimi i sigurisë juridike” – u shpreh avokati. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI