Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Berisha akuza prokurores Millonai: I shërbeu Taulant Ballës!

Lapsi.al 21 October 2023
Berisha akuza prokurores Millonai: I shërbeu Taulant Ballës!

"Jamarbër Malltezi është ndaluar për faktin e vetëm se është dhënri i Sali Berishës" u shpreh lideri i demokratëve që ka akuzuar prokuroren e çështjes Enkelejda Millonai se i ka shërbyer Taulant Ballës duke sekuestruar kompjuterin e Jamarbër Malltezit dhe bashkë me të edhe padinë që ai do të depozitonte për Ballën.

"E para, kjo zonjë, dhe unë e kam denoncuar, në mënyrën më banditeske, dosjen e padisë që ka ngritur Jamarbër Malltezi ndaj Taulant Ballës për shpifje. Dhe pas vlerësimit të Gjykatës së Lartë, ky dosjen do e dërgonte në Gjykatën Kushtetuese, pasi rregulli për t’iu drejtuar Strasburgut, kërkon që të ezaurohen të gjitha gjykatat e vendit. Mellonai, për të shpëtuar sivëllain e vet biologjik, merr dosjen dhe nuk ia jep dosjen prej tre vitesh, duke i mohuar qytetarit të drejtën themelore për proces gjyqësor të rregullt. Më duhet, thotë. Po po t’u desh, mbaj origjinalin, jep dosjen e njësuar. Nuk e jepte, do mbronte me çdo kusht Taulant Ballën. Ky proces do vazhdojë, sigurisht" tha Berisha.

https://www.youtube.com/watch?v=CxzgkL1oX50&ab_channel=PartiaDemokratikeeShqip%C3%ABris%C3%AB

Gjithashtu, Berisha tha se dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit nuk i është gjetur asnjë shkelje dhe se procedurat për privatizimin e klubit Partizani nuk janë firmosur nga qeveria e tij dhe as nga presidenti Bamir Topi.

"Jamarbër Malltezi nuk është thirrur në jetën e tij nga asnjë prokuror apo asnjë gjykatës për asnjë çështje. Prej tre vitesh, me padi të rreme të ngritura nga Taulant Balla, SKAP-i i partisë ka hetuar privatizimin e klubit Partizani.

Pikërisht se nuk kanë gjetur dot asnjë shkelje të vetme, nuk kanë guxuar ta thërrasin kurrë në prokurori, por kanë preferuar të shpërndajnë lajme të rreme me gazetarë të keqpërdorur të oborrit qeveritar për gjoja abuzime.

Klubi i Partizanit nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes i Forcave të Armatosura me propozimin e Sali Berishës dhe as me firmën e Bamir Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit.

Destinacioni i klubit Partizani, nga terren sportiv në truall për ndërtime, është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës.

Është ndryshuar pra destinacioni i karakterit sportiv nga vetë Edi Rama. Me dokumenta.

Njohja dhe kthimi te pronarët e ligjshëm të pronarëve të klubit Partizani, janë gjashtë familje dhe 64 anëtarë, është bërë nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe gjykatat nga vitit 1994 deri në vitin 2006.

Privatizimi i klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos.

Muaj më parë, prokurorja e SKAP-it, simotra biologjike e Taulant Bego Jaris, ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar gjykatën: ajo ka deklaruar se kthimi i pronave ka filluar në vitin 2006, në një kohë kur ky është një proces i njohjes, madje i kthimit nga viti 1994-1995.

Ajo është përpjekur të krijojë konfuzion dhe gënjeshtra me nënkuptim për sipërfaqen e privatizimit. Shtoj këtu se çdo centimetër dhe metër katror e sipërfaqes së privatizuar, është e firmosur nga 7 firma të bashkisë së Edi Ramës.

Ajo në gjykatë ka spekuluar në mënyrë të paturpshme me çështjen e ortakërisë së Jamarbër Malltezit me bashkë-investitorë. Ortakëri e cila në asnjë rast nuk përbën vepër penale dhe nuk ka asnjë lidhje me SPAK-un e partisë.

Për njëfarë periudhë, bashkëinvestitorët kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre me kontratë të noterizuar, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Çdo transaksion është bërë vetëm në rrugë bankare, duke depozituar pranë institucioneve, kontratën e noterizuar.

Ndryshe nga sa gënjen përfaqësuesja e Taulant Ballës, çdo transaksion është deklaruar pranë tatimeve, bankës dhe institucionit të larjes së parave. Me fillimin e tërheqjes së dividentit, në përputhje me kontratën, Jamarbër Malltezi, nga kontrata kanë kaluar në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Ndërsa marrëdhënia me kontratë është përgjegjësi e pakufizuar, e plotë dhe totale. Kurse në shoqëri, përgjegjësia është e kufizuar. Në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar, kanë kaluar sipas kuotave të përcaktuara në kontratë.

Pra, për të justifikuar sekuestron e kompjuterëve të kompanisë, prokurorja Mellonai, ka gënjyer në mënyrë të paskrupullt.

Jamarbër Malltezi ka reaguar, së pari ka paditut në SKAP, Taulant Ballën për kallëzim të rremë, pasi siç e dini ai doli para shqiptarëve dhe paraqiti një dekret të Jakomonit dhe tha se ja ku janë 6 familjet e terrenit Partizani që janë shpërblyer nga regjimi i pushtimit italian.

E vërteta është që ato familje të atij dekreti, nuk ishin asnjëra nga ato që kishin pronat e klubit Partizani. Ishin të gjitha pronare të pronave që ishin të paktën 1 kilometër larg klubit Partizani.

Jamarbër Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër Mellonait, për dy arsye" u shpreh Berisha.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI