Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Gruaja u hodh nga furgoni, arrestohet bashkëshorti

Lapsi.al 21 October 2023
Gruaja u hodh nga furgoni, arrestohet bashkëshorti

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga, bashkëshortin e një gruaje 57-vjeçare nga Rrogozhina, e cila vrau veten ditën e premte duke u hedhur nga një furgon në lëvizje. Policia i ka vënë atij dy akuza: Dhunë në familje dhe Shkaktim të vetëvrasjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, ku humbi jetën shtetasja M. Gj., 57 vjeçe, si pasojë e vetëhedhjes nga dera e pasme e furgonit për pasagjerë, me të cilin udhëtonte, ju informojmë se:

Pas hetimeve të thelluara për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga bashkëshorin e 57-vjeçares, shtetasin M. Gj., 68 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Shkaktimi i vetëvrasjes".

Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e shtetases M. Gj., e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Nis takimi i diplomatëve me Albin Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në qeveri përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendës-ndihmës Sekretarin e...

11:25

Pse Hamasi liroi 2 amerikane që mbante peng

Dy pengje amerikano-izraelite, Yehudit Tai dhe Natali Shoshana Raanan, të cilat mbaheshin nga Hamasi që nga e shtuna e 7 tetorit, iu dorëzuan Kryqit të Kuq. Zyr...

21:04

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI