Flash

Pse Hamasi liroi 2 amerikane që mbante peng

Lapsi.al 20 October 2023
Pse Hamasi liroi 2 amerikane që mbante peng

Dy pengje amerikano-izraelite, Yehudit Tai dhe Natali Shoshana Raanan, të cilat mbaheshin nga Hamasi që nga e shtuna e 7 tetorit, iu dorëzuan Kryqit të Kuq. Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se ato mbërritën në Izrael të premten vonë.

Ato u liruan për “arsye humanitare”, tha një burim brenda negociatave për mediat izraelite. Nënë e bijë u pritën në kufi nga Koordinatori për Robërit dhe të Zhdukurit, Gal Hirsch së bashku me Forcat e Mbrojtjes së Izarelit. Më pas ata morën rrugën për në një pikë takimi në një bazë ushtarake në Izraelin qendror, ku i prisnin familjarët e tyre.

“Në përgjigje ndaj përpjekjeve të Katarit, Brigadat Al-Qassam liruan dy shtetas amerikanë (një nënë dhe vajzën e saj) për arsye humanitare dhe për t'i provuar popullit amerikan dhe botës se pretendimet e bëra nga Biden dhe administrata e tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza ” - shkroi Hamasi. Një burim izraelit i tha KAN News se lirimi i robërve synon t’i bëjë presion Izraelit që të vonojë hyrjen tokësore në Gaza.

Natalie, 17 vjeç sapo ka mbaruar shkollën e mesme. Ajo po kalonte një vit në Izrael. Judith është një artiste dhe vullnetare në disa spitale në zonën e Çikagos. Ata ishin në Izrael së bashku për të festuar ditëlindjen e 85-të të nënës së Judith. Hamasi dhe Xhihadi Islamik kanë më shumë se 200 robër të tjerë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI