Flash

Përplasje me armë në Prishtinë, 3 të plagosur

Lapsi.al 20 October 2023
Përplasje me armë në Prishtinë, 3 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. 3 persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Policia ka bërë me dije se janë identifikuar 2 nga autorët dhe po punohet për kapjen e tyre.

Të plagosurit janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Mediat e Kosovës shkruajnë se ka qenë një person i identifikuar si Arjanit Abdullahu që dyshohet të ketë plagosur Blerat Gashin, Anuar Makollin dhe një person të tretë.

“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e 2 personave të dyshuar (të cilët janë identifikuar) si dhe zbardhjen e plotë të rastit”, - thuhet në një deklaratë të zëdhënëses së Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Pse Hamasi liroi 2 amerikane që mbante peng

Dy pengje amerikano-izraelite, Yehudit Tai dhe Natali Shoshana Raanan, të cilat mbaheshin nga Hamasi që nga e shtuna e 7 tetorit, iu dorëzuan Kryqit të Kuq. Zyr...

21:04

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI