Flash

Manovra e Listës Serbe pas sulmit terrorist, po bëjnë zgjedhje të brendshme për legjitimitet të ri

Lapsi.al 20 October 2023
Manovra e Listës Serbe pas sulmit terrorist, po bëjnë zgjedhje

I detyruan të gjithë serbët në veri të Kosovës të largoheshin nga institucionet kosovare që nga nëntori i vitit të kaluar si dhe të bojkotojnë zgjedhjet lokale në katër komunat të banuara me shumicë serbe në Kosovë, por tash pas sulmit paramilitar dhe terrorist në Banjskë të Zveçanit, Lista Serbe gjendet para një epifanie krejt tjetër kur (tash ish)Nënkryetari i tyre, Milan Radojiçiq, udhëhoqi dhe organizoi agresion kundër shtetit të Kosovës.

Tash Lista Serbe kërkon “sa më parë” që Kosova të shpallë zgjedhje të reja në veri – zgjedhje këto të cilat shpreheshin që as nuk do t’i konsideronin pa largimin e tërësisht të njësive speciale policore si dhe bazave policore në veri; themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe; si dhe lirimin e serbëve të arrestuar në veri të përfshirë në aktivetet kriminale, si kontrabandë, sulm ndaj policisë, sulm ndaj autoriteteve dhe institucioneve të vendit dhe deri te të fundit të sulmeve terroriste.

Por, gjërat më s’janë siç kanë qenë – dhe Lista Serbe këtë e di fort mirë. Sepse gjasat janë reale që pas sulmit në Banjskë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos e çertifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje të reja.

E saktësisht për këtë, Lista Serbe duket që është duke iu nënshtruar një procesi. Kanë thirrur zgjedhje të brendshme të partisë më 24 tetor, për të zgjedhur Kryetar të ri dhe pjesëtar të ri të partisë politike.

Për këtë kemi biseduar me aktivisten e mirënjohur serbe – Kryetaren e Komisionit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd – Sonja Biserko.

“Është instruksion i Beogradit”.

Me këtë fjali ajo edhe e nis edhe e përfundon bisedën me Nacionalen kur fjala është për veprimte serbe. Kjo ngase edhe në fakt Lista Serbe është veçse degë e Partisë Përparimtare Serbe të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq.

“Lista Serbe goxho në dijeni që pas këtij sulmi terrorist që po udhëhiqej nga Milan Radojiçiqi ata nuk mund të jenë legjitimë në zgjedhjet e reja në Kosovë; tash provojnë përmes këso inxhinjerimesh, ose siç thoni ju, zgjedhje të brendshme të disa liderëve që të provojnë ta rikthejnë Listën Serbe si parti legjitime për të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Biserko.

Me këto “zgjedhje të brendshme” të Listës Serbe, Biserko e sheh veçse një përjpjekje të tyre “për të rishpikur veten”.

Por, pyetur nga Nacionalja se a bëhet që përmes këtyre “inxhinjerimeve” ose “manovrave” të mund të “spastrojë veten” Biserko është e prerë: “Natyrisht që jo”.

“Sigurisht që nuk është e mundur; kështu u thotë Beogradi dhe ata s’bëjnë gjë pa u thënë Boegradi – ju e dini: dalja nga institucionet, mospjesëmarrja në zgjedhje, kryerja e këtij akti terrorist etj”, shton ajo.

Në lidhje me atë që Lista Serbe tërhoqi tërë serbët nga institucionet në veri ndërsa tash kërkon rikthimin e tyre; dhe se në fakt a ka më kredibilitet Lista Serbe që t’u kërkojë kthimin, Sonja Biserko thotë se në dimension moral gjithsesi që Lista Serbe nuk ma kredo morale.

“Unë pajtohem me juve; nëse flasim moralisht ju keni absolutisht të drejtë. Por, kur flasim për çështje politike në rajon në kontekstin më të gjerë...dhe tash poenta ëstë që në Ballkan të parandalohet ndofarë përkeqësimi edhe më i madh si ajo e Banjskës”, shton ajo.

“Nuk e di nëse ka mundësi për të tjerë, sepse nuk e di që ekziston një parti kundërshtare që do ta nxjerrte Listën Serbe jashtë loje. Tash po flasim pragmatikisht, dhe gjithashtu se sa do të jetë i madh presioni perëndimor ndaj Vuçiqit për ta mbajtur në premtimin për të dhënë diçka”, përfundon Sonja Biserko në një bisedë me Nacionalen./Nacionale.com

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI