Flash

Duka nxjerr blof Ramën: Për vizitën e Kurtit në stadium ishte lajmëruar protokolli

Lapsi.al 20 October 2023
Duka nxjerr blof Ramën: Për vizitën e Kurtit në stadium

Kryeministri Edi Rama vijon të fajësojë homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti si shkaktar të ftohjes së marrëdhënieve mes tyre. Qëndrimi i Kurtit larg Ramës në stadium në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë shkaktoi reagime të shumta. Për kreun e qeverisë së Tiranës, Kurti bëri gjithçka pa lajmëruar as atë dhe as protokollin shqiptar për vizitën.

“Unë nuk merrem me organizimin e protokollit. Unë kisha 3 vendet që kisha vetë dhe vajta u ula në 3 vendet që kisha vetë. Ndërkohë në atë boksin e veçantë, se pastaj pyeta dhe unë... Nuk më kishte lajmëruar askush që Kurti ishte në Tiranë. Fare. As protokolli i Kosovës. Fare. As protokollin e Shqipërisë. Fare.

Në boksin e veçantë ishte jo vetëm Albini, por ishte dhe një pjesë e anëtarëve të qeverisë së Kosovës, ishte zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut me një pjesë tjetër, ishte dhë zv.kryeministrja jonë me të tjerë. Unë kur shkoj në Kosovë i njoftoj të gjithë dhe kush më pret, kush s’çmë pret, nuk ka problem” – tha Rama në emisionin “Opinion”.

Por një tjetër version ka dhënë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka në një intervistë për News 24. Ai shprehet se protokolli shtetëror ka qenë i lajmëruar për prezencën në stadium të dy kryeministrave.

“Të dy janë lajmëruar nga protokolli i shtetit shqiptar për të ardhur në stadium. Në kohën kur janë lajmëruar janë akomoduar në vendet më të mirë të mundshme, besoj se kanë qenë akomoduar shumë mirë, mbase miqtë nga Kosova dhe Maqedonia kanë qenë edhe në kushtet më të mira se sa Rama, sepse kanë qenë në kushtet komode të ofruara nga Federata e Futbollit” – tha Duka.

Kjo deklaratë e Dukës duket se nxjerr blof kryeministrin Rama i mohoi që ai apo protokolli të kishte dijeni për praninë e Kurtit në stadium. ©LAPSI.al

Albin Kurti dhe Edi Rama të ndarë edhe në stadium – Epoka e Re

Të këshilluara

Pse Hamasi liroi 2 amerikane që mbante peng

Dy pengje amerikano-izraelite, Yehudit Tai dhe Natali Shoshana Raanan, të cilat mbaheshin nga Hamasi që nga e shtuna e 7 tetorit, iu dorëzuan Kryqit të Kuq. Zyr...

21:04

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI