Flash

Rama: Kemi ende pak kulla në Tiranë, do lejojmë të tjera

Lapsi.al 19 October 2023
Rama: Kemi ende pak kulla në Tiranë, do lejojmë të tjera

“Kulla janë pak akoma në Tiranë” – thotë kryeministri Edi Rama. “Kulla nuk janë ato me 10 apo 15 kate. Kulla janë ato mbi 20 kate. Janë dhënë sot edhe 3 të reja. Është dhënë një midis atyre të dyjave në qendër, njëra te bulevardi i ri dhe tjetra tek “21 dhjetori”. Janë të larta këto të fundit. Është fat që kemi arkitektët më të njohur që vijnë në vendin tonë. 

Së pari, këto kulla i kanë dhënë një energji tjetër qytetit. Tirana sot është një qytet ku ndërtojnë arkitektët më të mirë të botës dhe Tirana nesër do të ketë destinacion turistik edhe për arkitekturën e saj. Do vijnë njerëzit të shohin kullat. Ka një pjesë të turizmit që është për arkitekturën dhe këtu janë disa nga arkitektët më të mëdhenj të botës që ndërtojnë dhe projektojnë.

Shqiptarët dalin e shohin. Shikoni se çfarë ka bërë Tel Avivi që është një qytet që pak a shumë për shkak të së kaluarës ka një teksturë të ngjashme me atë të Tiranës me godinat e ndërtuara këtu në vitet 90-2000. Shikoni çfarë po ndodh në Tel Aviv metë gjitha zhvillimet e reja që po bëhen, kullat e larta, etj. Tirana e ka këtë potencial për t’’u zhvilluar lartë në pjesën rreth e rrotull (qendrës, red).

Nuk kemi shembur asnjë objekt të trashëgimisë kulturore. Asnjë. Trashëgimia e vërtetë kulturore nuk shembet, nuk preket. Ne që nxisim mbrojtjen e kullave nxisim edhe mbrojtjen e trashëgimisë. Kemi shpëtuar Shtëpinë e Toptanëve. Teatri nuk ishte trashëgimi. E kam thënë 1 mijë herë. Rritja e intensitetit të ndërtimeve në pjesën qëndrore është e mirë sepse sjell ekonomi, sjell zhvillim.

Këto kulla i blejnë shqiptarët, këto kulla i blejnë edhe të huajt. Tek ajo kulla aty është ambasada e Izraelit që ka marrë disa kate, aty tek ajo kulla tjetër ka shqiptarë dhe të huaj. Çmimet janë të larta? Shqiptarët janë këtu, janë dhe jashtë, kanë sakrifikuar për shumë vite dhe përderisa i blejnë, edhe munden” – tha Rama.

I pyetur për kritikat se me çfarë të drejtë i jep ai qytetit formën që dëshiron, Rama nuk u kursye edhe për mediat dhe gazetarët.

“E para një herë sikur shqiptarët të ishin disa që kanë laps në dorë dhe piper në gojë, atëherë do të mendohesha dy herë, por nuk janë ata qytetarët. Qytetarët janë pjesa që vlerëson, pjesa që zgjedh dhe pjesa që shprehet kur i vjen dita të shprehet” – tha Rama në “Opinion”. /LAPSI.al

Të këshilluara

Rama: Çfarë më tha Mitsotakis për Belerin

Kryeministri Edi Rama komentoi takimin me homologun grek Kiriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Dhe kryefjalë është çështja e kryebas...

22:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI