Flash

Rama bën të paditurin: Nuk e kam parë çfarë ndodhi në parlament

Lapsi.al 19 October 2023
Rama bën të paditurin: Nuk e kam parë çfarë ndodhi

Kryeministri Edi Rama ka shmangur përgjigjen për atë që ndodhi në parlament paraditen e kësaj të enjteje ku opozita bllokoi seancën. Vetë Rama, për të mos dhënë një përgjigje se pse nuk plotësohen kërkesat e opozitës, Rama tha se nuk e ka parë fare se çfarë ndodhi në parlament.

“Besoje ose jo nuk e kam ndjekur fare këtë zhvillim në parlament. Para se vija këtu lexova disa informacione dhe mësova që anëtarëve të qeverisë dhe PS-së u është pamundësuar të hyjnë në seancë dhe të zhvillonin seancën. Të dish çfarë ndodh në këtë vend është një gjë dhe të dish çfarë ndodh në botën tjetër është një gjë tjetër. Kam besim tek njerëzit tanë që menaxhojnë parlamentin.

Çfarë bëj unë në arenën ndërkombëtare është në të mirë të vendit. Se çfarë ndodh në Shqipëri dhe Kuvendin e Shqipërisë unë e di në detaje. Se çfarë ndodh me botën tjetër unë nuk e kam dijeninë. Për fat të keq ata nuk përfaqësojnë votat që kanë marrë. Ata janë çorbë interesash.

Thanë PD, por unë nuk e di kush është PD-ja. Flas politikisht janë më shumë se 2 copa dhe më shumë se 7 çika. Nuk jam unë që i injoroj dhe vlerësoj, por kam kaq shumë ngarkesa me punë reale dhe punë të përditshme sa ky nuk është fare një problem imi. Unë i përfaqësoj shqiptarët që nuk më kanë votuar si kryeministër edhe opozitën. Se kush i përfaqëson në atë sallë nuk e di.

Ç’përfaqëson Berisha për mua? Botën tjetër. Ata ndahen e bashkohen, por ne nuk do t’i ndjekim nga prapa. Mund të ketë mënyra që pushteti të përçajë opozitën, por ne nuk kemi pasur nevojë për këtë. Ata janë përçarë për shkak të interesave të tyre. Ata janë në monopatet e tyre” – tha Rama në emisionin “Opinion”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI