Flash

Pamje të frikshme/ Si ndodhi aksidenti me dy viktima në Rrugën e Kombit (VIDEO)

Lapsi.al 19 October 2023
Pamje të frikshme/ Si ndodhi aksidenti me dy viktima në Rrugën e

Ky është momenti i aksidentit të trefishtë në brendësi të tunelit të Kalimashit, mbrëmjen e së mërkurës ku mbetën të vdekur dy shtetasve nga Kosova, Sadik e Nesret Osmani, përkatësisht 58 dhe 45 vjeç . Gjithashtu u plagosën 3 persona të tjerë.

Tv Klan ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë brenda tunelit, ku siç shihet automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin viktimat ka qenë duke lëvizur në korsinë e shpejtësisë kur është goditur nga pas nga makina tip Mercedes Benz.

Shpejtësia e lartë e lëvizjes së “Benzit” dhe goditja e fortë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme dy shtetasve nga Kosova.

Krahas makinës tip “Ford” të viktimave, siç mund të shihni në këtë aksident është përfshirë dhe një autobot, i cili gjithashtu ka marrë një goditje nga makina tip “Mercedes Benz”, me drejtues Arben Berishën.

Ky i fundit është vënë në pranga nga policia, pasi dyshohet si shkaktar i aksidentit me dy viktima. Nga hetimet e deritanishme, 48-vjeçari ka dyshime se ka humbur kontrollin mjetit si pasojë e shpejtësisë së lartë. /Tv Klan

https://youtu.be/_h1QjrvpB5k?si=eeArOXEV0b3Y7YnF

Të këshilluara

Tiranë, zjarr në një apartament

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Zjarri nisi në dhomën e gjumit të një apartamenti, që ndodhet në ...

14:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI