Flash

BMW-ja shpërthen në flakë, 2 të plagosur në aksin Fier - Patos (PAMJET)

Lapsi.al 19 October 2023
BMW-ja shpërthen në flakë, 2 të plagosur në aksin Fier

Një automjet tip “BMW” ka marrë flakë në lëvizje në aksin Fier - Patos, në afërsi të fshatit Portëz. Automjeti i cili ka qenë duke udhëtuar drejt Patosit ka shpërthyer papritur në flakë dhe më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer kanë arritur të dalin në kohë, por kanë marrë lëndime të lehta. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të munduar shuarjen e flakëve. Atje ndodhet dhe policia dhe ekspertët e qarkullimit rrugor për të përcaktuar shkaqet.

“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “BMW”. Nga flakët kanë marrë dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Mori flakë në lëvizje e sipër, shkrumbohet mjeti në aksin Fier-Patos - Top Channel

Shpërthen në flakë makina në aksin Fier – Patos. Shoferi dhe pasagjeri përfundojnë në spital

Shpërthen në flakë makina në aksin Fier – Patos. Shoferi dhe pasagjeri përfundojnë në spital

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI