Flash

Zbulohet një shtëpi bari në Shkodër, në pranga babë e bir dhe një tjetër

Lapsi.al 18 October 2023
Zbulohet një shtëpi bari në Shkodër, në pranga

Një shtëpi bari është zbuluar nga policia në fshatin Trush të Bushatit në Shkodër. Gjatë operacionit të koduar “Trushi”, policia arrestoi në flagrancë 3 persona si të dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe procedoi në gjendje të lirë 3 persona të tjerë.

Bimët narkotike kanabisi sativa ishin kultivuar në vazo në një banesë të pabanuar, në hyrje dhe në 4 dhomat e saj.

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, në një konferencë për shtyp, bëri të ditur se në banesë ishte instaluar një sistem i përparuar elektrik dhe i kondicionimit që shërbenin për kultivimin e kanabisit në vazo me anë të llambave.

Të arrestuarit janë Lorenc Trieshi 34 vjeç nga Fushë-Kuqja e Kurbinit, i cili u kap në flagrancë brenda banesës, si dhe babë e bir Dedë Laca 64 vjeç dhe Anton Laca 37 vjeç.

Ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Trush i Poshtëm, lexuesi i matësit elektrik dhe elektriçisti i zonës.

Në banesën që shërbente si shtëpi bari kishte lidhje të paligjshme të energjisë. Policia sekuestroi 82 llamba, 5 aspiratorë, 123 bimë narkotike për ekspertizë, 2 mjete lundruse jetski, 1 kallashnikov dhe 2 karikatorë me fishekë, 1 armë gjahu dhe 2 makina Range Rover dhe Mercedes-Benz.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI