Flash

Sulmi i Ramës për Kurtin në sy të Macron: Iu jep miqve çdo ditë argumenta që të mërziten

Lapsi.al 17 October 2023
Sulmi i Ramës për Kurtin në sy të Macron: Iu jep miqve

Edi Rama, krah presidentit të Francës, Macron, u tregua sërish i ashmër me Albin Kurtin në Kosovë. Kur u pyet nga gazetarët se si i komentoni qëndrimet e Albin Kurtit, ai tha se Kosova ka shansin e fundit për të qenë në një linjë me planin franko-gjerman. Rama shtoi se duhet të mos e humbin këtë ofertë europiane, sepse mund të ketë ndalesë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE.

"Unë jam i bindur që e mira e madhe e Kosovës është ta firmosë unilateralisht dhe ta ekzekutojë marrëveshjen edhe sikur Serbia mos ta dojë kurrë. Dhe pastaj t'ja lërë në dorë BE dhe t'i thotë ne do t'i bashkojmë obligimet tona të planit franko-gjerman, as na intereson fare çfarë bën Serbia, mjafton që me BE-ne të hymë në një proces që njohja me vendet mosnjohëse të funksionojë. Paqja bëhet me armikun, nuk bëhet me armikun. Për të bërë paqe me armikun duhet të flasësh me armikun. Eshtë e tmerrshme të mendosh që ky është një oportunitet i artë në tavolinë që Kosova ka në krah gjithë aleatët që duhet të ketë, çlirimtarët dhe njohësit e saj dhe të mbytet në një lugë ujë. Kosova duhet të veprojë e pavarur nga Serbia, komplet e pavarur dhe t'i dedikohet rrugës së vet europiane duke u sjellë si një tjetër Europë në Ballkan. Këto që tha presidenti nuk janë kushte që vendos BE, këto janë mundësi themeltare per ta cuar përpara procesin e paqes. Për mua as nuk diskutohet që Shqipëria të vazhdojë të mbajë këtë flamur të paqes e dialogut", tha Rama.

Duke vijuar më tej aktrimin para Macron, ai vijoi sulmet ndaj Albin Kurtit edhe kur tha se kryeministri i Kosovës "i jep miqve dhe aleatëve cdo ditë argumenta që të mërziten, që të zhgënjehen dhe humbasin besimin. Kjo mund të ketë një kosto që sot nuk e llogarisim dot", deklaroi Edi Rama.

"Shqipëria bedel i politikave të ditës të cdo faktori shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë nuk bëhet", deklaroi Edi Rama. Për ata që nuk e kuptojnë ndoshta, fjala "bedel" ka të bëjë me dikë që shkon në ushtri në vend të dikujt tjetër kundrejt pagesës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI