Flash

Sekuestrohen 158 kg kanabis/ Arrestohen 5 persona, 3 prej tyre vëllezër

Lapsi.al 17 October 2023
Sekuestrohen 158 kg kanabis/ Arrestohen 5 persona, 3 prej tyre

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohen për kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Tre prej personave janë vëllezër, ndërsa policia thotë se janë sekuestruar edhe 158 kg kanabis, 14 mijë euro dhe 15 celularë.

Personat e arrestuar jane Mirash Pima, 29 vjeç, Kristian Pima, 29 vjeç dhe Florian Pima, 33 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Kaçinar, si dhe Eduart Çoku, 41 vjeç dhe Fatmir Ukaj (Tirtja), 24 vjeç, banues në Bulsharë, Mirditë.

“Strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pas një hetimi disajavor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, të mbështetura edhe nga shërbimet e Forcës së Posaçme ‘’Shqiponja’’ dhe të Komisariatit të Policisë Mirditë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ‘’Prioriteti‘’.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Mirash Pima, 29 vjeç, Kristian Pima, 29 vjeç dhe Florian Pima, 33 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Kaçinar, Mirditë;

– Eduart Çoku, 41 vjeç dhe Fatmir Ukaj (Tirtja), 24 vjeç, banues në Bulsharë, Mirditë.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasve Nikolin Ndoca, 31 vjeç, banues në fshatin Bulsharë, Mirditë dhe Kristian Mena, 21 vjeç, banues në Fan, Mirditë.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ndue Pima, 58 vjeç, banues në Kaçinar, Mirditë dhe Elion Tirtja, 36 vjeç, banues në Bulsharë, Mirditë.

Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit disajavor, është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetasve, në fshatrat Bulsharë dhe Kaçinar, të rrethit Mirditë, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 158 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e gatshme për shitje dhe një pjesë në proces tharjeje.

Gjithashtu, u asgjësuan 280 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që ishin kultivuar në fshatin Bulsharë, Mirditë.

Në vijim të veprimeve hetimore janë sekuestruar edhe 14 000 euro të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 15 celularë.

Nga hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të përfshirjes së këtyre shtetasve në këtë veprimtari kriminale, dyshohet se ata janë autorë edhe të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Planet, Mirditë, rast i evidentuar dhe i goditur nga strukturat e Policisë, më datë 12 tetor 2023.

Operacioni i sotëm për goditjen e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit nuk eshtë operacioni i vetëm, sepse Policia e Lezhës, që nga fillimi i vitit deri tani, ka qenë e angazhuar intesivisht në luftën kundër kanabisit. Vlen të përmendim megaoperacionin policor të koduar ‘’Imazhi’’, i zhvilluar në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe asgjësimin e bimëve narkotike që në fazat fillestare të kultivimit. Gjatë 39 fazave të këtij megaoperacioni janë asgjësuar në total 60 113 bimë narkotike dhe 8 608 fidanë të kultivuar në kubikë”, thuhet ne njoftimin e policise.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI