Flash

Izolimi vazhdon/ Franca pezullon liberalizimin e vizave për Kosovën

Lapsi.al 17 October 2023
Izolimi vazhdon/ Franca pezullon liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka njoftuar nga Tirana vendimin për pezullimin e vendimit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Deklaratat ai i bëri gjatë konferencës për media me kryeministrin Edi Rama.

"Ne i ndjekim me shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim të mirë dhe të fortë. Presim të respektohet nga të dyja palët. Është përgjegjësia e Vuçiç që ta dënojë prerazi aktet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi. Dhe më pas etapat e ardhshme, nga ajo që presim është e thjeshtë, riorganizimi i zgjedhjeve në komunat që u bënë në kushtet të papërshtatshme, pjesëmarrjen në zgjedhje të serbëve. Njohjes e Asociacionit të komunave serbe nga Kosova, plotësisht dhe totalisht. Pres që Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë nga Osmani dhe Kurti. E them, ne u kemi besuar për vizat, çështja është pezulluar nga Franca, sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Është kushti i paqes në të gjithë zonën” tha ai.

I ashpër me udhëheqësit e Kosovës u tregua si gjithmonë edhe kryeministri Edi Rama. Ai nuk i kurseu shfryrjet kundër Albin Kurtit, që sipas Ramës nuk ka predispozitën për të bërë paqen me Serbinë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI